LAJMI I FUNDIT:

Pesë rregulla për një dashuri që zgjat

Pesë rregulla për një dashuri që zgjat

Dëshironi të dini sekretet për një dashuri të qëndrueshme? Këtu janë pesë rregullat që duhet të ndiqni për një marrëdhënie të lumtur

Rregulli 1: Flisni çdo ditë

Kjo tingëllon normale, e drejtë? Por mungesa e komunikimit shpesh luan një pjesë të madhe që çiftet të shkojnë larg. Jetët tona tani që janë më të zëna se kurrë, të bëhesh bashkë më gjysmën tënde mund të bjerë lehtë në fund të listës në mes mbledhjeve, seancave të palestrës ose duke takuar miqtë tuaj.


Mos lejoni që kjo të ndodhë: krijoni kohë për të folur – siguroni që të dy të jeni në shtëpi për të ngrënë darkë së bashku, ose caktimin në një natë për të darkuar jashtë.

Biseda do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë partneri juaj po mendon ose ndjen, dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë të mbani ndjenjat tuaja më do ngushtë.

Rregulli 2: Besojini partnerit tuaj

Të themi të vërtetën nuk është gjithmonë e lehtë, por në qoftë se ju nuk jeni e sinqertë me partnerin tuaj, atëherë me kë mund të jeni?

Të qenit plotësisht i sinqertë me gjysmën tuaj, është një nga fazat kyçe të rënit në dashuri: kjo është pika në të cilën ju i tregoni partnerit tuaj siç jeni ju në të vërtetë, dhe kërkon transparencë të plotë për të lejuar lidhjen të shkojë më thellë. Kjo fazë mund të shkaktojnë ndjenja të dyshimit dhe rritjen e ndjeshmërisë, por kjo është vetëm për shkakun se ju keni treguar veten tuaj të vërtetë.

Këto ndjenja, sjellin realizimin e faktit që ju e doni njëri-tjetrin për atë që ju jeni me të vërtetë, kështu që mos harroni sesa e rëndësishme është që të jeni gjithmonë plotësisht i sinqertë në marrëdhënien tuaj”.

respectful-couple

Rregulli 3: Bëj luftë të drejtë

Në nxehtësinë e një argumenti, është e lehtë për ta parë situatën si një konkurs që ju dëshironi që ta fitoni. Por mos harroni se e gjithë pikëpamja e një argument është që t’i tregoni partnerit tuaj  pikëpamjen tuaj të këndvështrimit; e cila është e lidhur me ngritjen enjë debati konstruktiv dhe për ta vendosur njëri-tjetrin për të zgjidhur çështje nga perspektiva të ndryshme.

Mendoni për gjërat që ju jeni duke luftuar jo si diçka që ulet në mes jush por si diçka që paraqitet para jush për të punuar së bashku për ta zgjidhur.

Rregulli 4: Qeshni çdo ditë

Të qeshësh është vërtetë ilaçi më të mirë. Kjo ju bën të ndiheni mirë, mund të ndryshojë perspektivën tuaj, dhe madje ka edhe efekte të mëdha në trupin tuaj – nga rënie nivelit të stresit që ju ndihmon ju të flini më mirë.

Përfitimet që e qeshura ka në gjendjen dhe trupin tuaj do të reflektohen edhe në marrëdhënien tuaj. Dhe në qoftë se ju qeshni me partnerin tuaj për të njëjtat gjëra apo edhe e vini në lojë dhe qeshni me njëri-tjetrin, ju do të ndiheni më afër dhe të do të kujtoheni se çfarë gjëje të madhe ju keni.

Rregulli 5: Respektoni partnerin tuaj

Mbi të gjitha, ju duhet të keni respekt për gjysmën tuaj. Pa këtë, marrëdhënia thjesht nuk do të funksionojë. Ju jeni do të argumentoni dhe do të pajtoheni (dhe kjo është krejtësisht normale), por sigurohuni që ju gjithmonë të respektoni çfarë partneri yt është duke thënë dhe përpiquni për t’i parë gjërat nga perspektiva e tyre.

Respekti është një mënyrë për vlerësimin e njëri-tjetrit; ajo na lejon për të vendosur kufij të shëndetshme që na ndihmojnë jo vetëm ne si individë, por edhe për marrëdhënien tonë. /Telegrafi/