LAJMI I FUNDIT:

Ky është babai i fëmijës që pret Megan Fox

Ky është babai i fëmijës që pret Megan Fox

Megan Fox ka surprizuar të gjithë fansat këtë javë kur debutoi me barkun e fryrë në një event në Las Vegas.

Megjithatë ajo nuk tha asnjë fjalë për babanë e fëmijës. Dihet që Megan ka nisur procedurat e shkurorëzimit me Brian Austin Green në gusht 2015 dhe ata kanë marrë drejtime të ndryshme, por paska pasur një ribashkim. “Sigurisht që Brian është babai! Ata nuk kanë pushuar kurrë së takuari njëri-tjetrin dhe nuk do ndalojnë kurrë së qeni prindër të përkushtuar për djemtë e tyre” ka konfirmuar një burim.

Shtatzënia, sipas burimit, ka ardhur e papritur për çiftin, që është “shumë i emocionuar” dhe po “vazhdojnë të punojnë për t’iu kthyer martesës dhe jetesës së bashku përsëri”, ka thënë një burim tjetër i brendshëm.


Megan, 29 vjeçe, ka kërkuar divorcin pas pesë vitesh martesë dhe 11 vitesh bashkë, por pavarësisht ndarjes, çifti është takuar rregullisht për t’u kujdesur për dy djemtë e tyre Noah, tre vjeç dhe Bodhi, dy vjeç.

Edhe Brian, 42 vjeç, është kujdesur për djemtë ndërsa Megan ka qenë duke punuar për filmin e saj të ri Teenage Mutant Ninja Turtles: Out Of The Shadows. “Të dy atyre u pëlqen roli i prindit”, ka shtuar burimi.

Megan dhe Brian kanë nisur të dalin bashkë në vitin 2004 pasi janë takuar në setin e serialit Hope and Faith. Aktorja, që ishte 18 vjeçe në atë kohë, ka thënë që ndjeu një tërheqje të menjëhershme për Brian, që ishte 13 vjet më i madh sesa ajo dhe ata nisën shumë shpejt të dilnin bashkë.

Dhe pse u fejuan në vitin 2006, çifti e anuloi fejesën në 2009-ën, në një kohë që Briani ka thënë “Martesa nuk është një objektiv realist për një 23 vjeçare”.

Megjithatë çifti e ringjalli historinë dhe Brian i propozoi sërish në qershor të vitit 2010 dhe ata u martuan 24 ditë më vonë. “Nuk kam qenë kurrë kaq i sigurt për një vendim. Ishte fillimi i përkryer i një jete fantastike që shpresojmë të kemi bashkë”, ka thënë ai pas dasmës.

Dhe ndoshta, megjithë një dosje divorci në gjykatë, ata do vazhdojnë të jenë bashkë, me lindjen e fëmijës.

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori