Shumë prej nesh mendojnë se marrja e vitaminave dhe e suplementeve të ndryshme do t’i zëvendësojë mineralet, proteinat e çdo gjë tjetër që trupi ka nevojë, por nuk keni pse mendoni se marrja e këtyre pilulave do t’ju bëjë më të “fortë” apo do t’ju mbrojë nga sëmundje të ndryshme
Një dietë e pasur ushqimore ju siguron të gjitha vlerat ushqyese që organizmi i njeriut kërkon për një mirëfunksionim të përgjithshëm.
Regjimi ushqimor ndikon në cilësinë e jetës suaj dhe nuk mund të tregoheni të pakujdesshëm në këtë pjesë.
Ja cilat janë vitaminat “armike” të organizmit dhe cilat janë ato që duhen marrë.
Vitaminat A, C dhe E mund të shkaktojnë disa lloje të kancerit, nëse merren mbidoza të shpeshta. Këto vitamina janë të njohura edhe si antioksidantë. Nëse vitamina “antioksidante” është marrë në sasi të madhe, ajo mund të dëmtojë rëndë shëndetin.
Një studim i detajuar për duhanpirësit meshkuj, të cilët në vazhdimësi kanë marrë vitaminë A, rezultoi se ishin të rrezikuar nga kanceri i mushkërive më shumë se sa ata që nuk e konsumojnë këtë vitaminë.
Mbidoza e vitaminës C mbi 2000 mg shkakton gurë në veshka. Trupi nuk kërkon sasi shtesë të vitaminës A, C dhe E.
Vitamina B3 mund të zhvillojë infeksione, probleme të mëlçisë, apo gjakderdhje të brendshme. Një vitaminë që bie në kategorinë “jo e mirë”, është pikërisht vitamina B3. Besohet të ketë efekt negativ në pacientët me sëmundje të zemrës, diabeti, apo kolesterol të lartë.
Hulumtuesit gjetën se niacin (vitamina B3) nuk ka asnjë rol në parandalimin e problemeve të zemrës, në vend të kësaj, ka efekte anësore të tmerrshme. Mund të konsumoni panxhar e salmon për të zëvendësuar këtë vitaminë.
Evitojini Multivitaminat nëse ju keni një dietë të pasur ushqimore.
Acidi folik rekomandohet për nënat shtatzëna. 400 mikrogramë në ditë është mjaftueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025