LAJMI I FUNDIT:

Misteri i Ramiz Alisë: Katër tonelata florinj, në dy banka të Zvicrës (Dokument)

Misteri i Ramiz Alisë: Katër tonelata florinj, në dy banka të Zvicrës (Dokument)

Disa dokumente të publikuara sot tregojnë se në periudha të ndryshme gjatë vitit 1990, nga Banka e Shqipërisë janë transportuar drejt dy bankave zvicerane pako me peshë rreth prej katër tonëve.

Faturat tregojnë se Banka e Shqipërisë ka rezervuar vendin në aeroplanin e transportit të shoqërisë “Swissair”. Kolitë janë marrë në dorëzim nga “Union Bank of Switserland” dhe “Credit Suisse”.

E përditshmja që i publikoi këto dokumente, “Gazeta Shqiptare”, shkruan se janë katër tonë ar të depozituara në bankat e Zvicrës, por nuk është e mundur të investigohet më tej për arsye të sekretit që ruajnë bankat e Zvicrës.


Shkresa që kërkonte sigurimin e vendit në aeroplan mban firmën e ish-Drejtorit të Bankës së Shtetit, Qirjako Mihali, njëkohësisht një nga anëtarët e Byrosë Politike të Partisë së Punës.

Gjurmë për përmbajtjen e këtyre dërgesave mund të gjenden sot në arkivin e Bankës së Shqipërisë, por GSH shkruan se Guvernatori Sejko nuk ka pranuar të presë gazetarin Artur Çani.

Në dokumentet e publikuara nuk shkruhet në asnjë vend se kolitë përmbanin flori, por kjo konsiderohet si e mirëqenë. Sipas GSH, vlera e arit të dërguar në atë kohë në Zvicër arrinte në 150 milionë dollarë amerikanë.

Në bankat e Zvicrës është e mundur të depozitosh jo vetëm monedha e kartëmonedha, por edhe sende me vlerë, sikurse janë metalet e çmuara, ku përfshihet edhe ari. Gjithashtu mund të depozitohen edhe sende që kanë nevojë për një ruajtje të posaçme, sikurse mund të jenë kaseta filmike, dokumente e shumë gjëra të tjera të këtij lloji, deri edhe matricat për prodhimin e kartëmonedhave.

Bankat shpeshherë nuk janë vetëm ruajtëse të depozitave dhe metaleve të çmuara, por edhe të sekreteve të mëdha. Gjithsesi, dokumentet hedhin dritë mbi marrëdhëniet që shteti komunist mbante me vendet e damkosura si “borgjeze”, që për njerëzit e thjeshtë në atë kohë mund të përbënte një çudi.

Në atë kohë, vendin e drejtonte i ndjeri Ramiz Alia, pasardhës i Enver Hoxhës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori