LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Gjykatat të kenë kujdes, se mund t’i nxisin njerëzit që ta kallin flamurin multietnik të Kosovës

Klinaku: Gjykatat të kenë kujdes, se mund t’i nxisin njerëzit që ta kallin flamurin multietnik të Kosovës

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, reagon ndaj aktakuzës së ngritur për aktivistin e VV-së, Salih Zyba.

Shefi i Sektorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Zyba, akuzohet për heqje të flamurit të Kosovës, nga shtylla te rrethi afër spitaleve në Prishtinë.


“Së pari, ju e dini që nuk jam në VV, por më duhet të reagoj që nëse është e vërtetë se Salih Zyba-veteran i luftës së UÇK-së, po gjykohet pse e ka hequr flamurin multietnik për ta vendosur atë kombëtar, turp për këto gjykata të cilat nuk veprojnë kur anekënd Kosovës janë të vendosur flamuj e stema të Serbisë. Prandaj, të kenë kujdes edhe gjykatat sepse mund t’i nxisin njerëzit që në mbrojtje të flamurit kombëtar, ta kallin flamurin multietnik”, thuhet në reagimin e Klinakut. /Telegrafi/

Së pari, ju e dini që nuk jam në VV, por më duhet të reagoj që nëse është e vërtetë se Sali Zyba-veteran i luftës së UÇ…

Posted by Faton Klinaku on Friday, March 4, 2016