LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të besoni se sa njerëz bëjnë seks gjatë vozitjes

Nuk do të besoni se sa njerëz bëjnë seks gjatë vozitjes

Seksin në veturë mjaft njerëz e kanë provuar, mirëpo seksin gjatë vozitjes, do të mendoni që e kanë provuar vetëm aventuristët e krisur. Mirëpo, nuk është kështu.

Me siguri tashmë jeni të vetëdijshëm se çfarë rreziku paraqesin telefonatat apo dërgimi i porosive nëpërmjet telefonave mobilë derisa jeni duke vozitur, mirëpo duket që disa njerëzve kjo gjë nuk u është edhe aq ekstreme, andaj kanë dëshirë të bëjnë seks gjatë vozitjes.

Si? Askujt nuk i është e qartë, mirëpo supozojmë që goxha është e pakëndshme, herë pas here edhe e dhembshme.

Në bazë të studimeve të cilat i ka bërë kompania automobilistike “DriveMode”, një ndër gjashtë amerikanë ka thënë që ka praktikuar aktivitet seksual” derisa ka qenë duke drejtuar veturën, transmeton Telegrafi.


Duket kjo ide më shumë “i përndez” meshkujt, sesa femrat: 24 për qind e meshkujve kanë thënë që kanë pasur seks gjatë vozitjes, derisa vetëm 8 për qind e femrave kanë konfirmuar pjesëmarrjen në lojëra seksuale në veturë.

Mbase kjo ndodh për këto arsye:

1. Shumica e femrave më me dëshirë nuk do të përjetonin orgazëm gjatë ngecjes në komunikacion.
2. Nga ana anatomike më lehtë është qasja te penisi i shoferit, sesa te vagjina.
3. Meshkujt mbase më shumë i përndez adrenalina me rastin e shkeljes së pedaljes së gazit – në shumë aspekte.

Për çfarëdo që të jetë fjala, përfundimisht nuk është në rregull të provohen aktivitete seksuale gjatë vozitjes.

Nëse ndieni kënaqësi të bëni seks në veturë, më e sigurt është që të parkoni veturën në ndonjë vend të qetë, e jo të brengoseni për tejkalimet apo semaforin e kuq derisa përpiqeni të kënaqeni me partneren. /Telegrafi/