Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, sot ka shpërndarë farë gruri për 752 fermerë me mbi 200 mijë kg farë, që do të mbillen 861 hektar me grurë, duke mos e refuzuar asnjë fermer të vetëm, sepse kështu parasheh programi qeverisës për familjet Gjilanase.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se do të punohet në atë mënyrë që asnjë pëllëmbë toke të mos mbetet pa punuar.
“Ashtu siç kemi thënë në pakon familjare të programit të bujqësisë subvencioni për bujqit ka me qenë për të gjithë ata që duan dhe kanë mundësi të punojnë. Ne po bëhemi gati për të fituar bukën vitin e ardhshëm dhe ky është subvencion për prodhimin e grurit dhe mbjelljen e kulturës vjeshtore, duke shpresuar në bereqet me rendimente shumë të sigurta, kur kemi parasysh kualitetin e farës e cila po shpërndahet dhe kushteve klimatike që këtyre ditëve po mbretërojnë”, ka thënë kryetari Haziri, i cili ka përmendur edhe programe të tjera deri në fund të këtij viti ku do të përfitojnë bujqit Gjilanas, në sektor të ndryshëm.
Kryetari Haziri ka dhënë edhe një lajm të mirë për bujqit Gjilanas, ai i ka informuar ata se është duke u punuar me përkushtim të thellë që edhe buxheti për vitin e ardhshëm në sektorin e bujqësisë të dyfishohet në krahasim me këtë vit. Haziri ka spikatur edhe atë që bujqit janë numri më i madh i njerëzve të cilët punojnë dhe krijojnë të hyra në familje dhe ky është qëllim edhe i Komunës së Gjilanit.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Ramiz Ramadani ka thënë se shpërndarja e farës së grurit ka nisur dy ditë më parë dhe do të përfitojnë 752 fermer me rreth 203 ton farë gruri.
“Kemi nisur që të bëjmë shpërndarjen e farës së grurit për mbjelljet vjeshtore dhe për herë të parë po përfitojnë të gjithë ata që kanë aplikuar dhe numri i tyre është 752 fermer me mbi 200 mijë kilogram, ku parashihet të mbillen 861 hektarë me grurë me një farë shumë cilësore. Kërkoj nga bujqit që të marrin masat tjera teknike në afatin optimal në mënyrë që rendimentet të jenë në pragun e maksimumit të paraparë. Fara e cila shpërndahet është e licencuar dhe i plotëson të gjitha parametrat e asaj që ne i kemi kërkuar. Janë të ndara në dy lloje të varieteteve, të gjata dhe të shkurtra, në varietetet e shkurtra hyjnë varieteti gjerman “sintaki”, pastaj varietetet e gjata si: “fitorja”, “renesanca” dhe “evropa”. Ne kemi marrë përgjegjësi sa i përket varieteteve, sepse që të gjitha kanë certifikimet e kërkuara për kualitetin dhe rendimentet e parapara”, ka thënë drejtori Ramadani, i cili ka falënderuar mbështetjen e madhe të kryetarit të Komunës sepse është shembulli më i mirë i mbështetjes për këtë sektor në gjithë Kosovën.
Ndryshe, drejtori Ramadani ka thënë se edhe kushtet klimatike janë shumë të favorshme që gruri të mbillet në këtë kohë ngase janë të gjithë parametrat në favorin e fermerit që një gjë e tillë të ndodh.
Edhe disa projekte të tjera për këtë periudhë të mbetur në bujqësinë Gjilanase
Drejtori Ramadani, po ashtu ka informuar fermerët se bujqësia gjilanase do të përfitoj edhe projekte të tjera në këtë periudhë të mbetur të vitit 2014.
“Gjatë ditëve në vijim do të nisim me shpërndarëset e plehut artificial dhe spërkatëseve, ndërsa gjatë pjesës së fundit të këtij muaji do të nisim me implementimin e projektit për serat komerciale. Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor planifikohet të punojmë me dy projekte të tjera siç është projekti i “atomizerëve” (të cilët shërbejnë për spërkatjen e pemëve) ku mendohet të shpërndahen diku rreth 15 “atomizer”, ndërsa në fund do ta përmbyllim vitin me projektin e Llaktofrizave i cili realizohet në partneritet me qumështoren KABI, që është një projekt i cili nuk na imponon kohën e realizimit të tyre dhe këto janë katër projekte të tjera që do të realizohen në këtë periudhë të mbetur të këtij viti”, ka përfunduar drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos