Për dallim nga moda e femrës, ku variacionet në trendet janë sezonale, ndryshimet në modën e meshkujve janë të rralla. Disa detaje “in” janë moderne dhe pas disa viteve.
Me siguri, ajo është e lidhur me faktin se burrat nuk janë aq të varur nga përcjellja e trendeve të modës, por larg prej saj se nuk i ndjekin fare. Disa vitet e fundit janë dëshmi më e mirë se burrat e kanë të rëndësishëm çfarë veshin, çfarë ere mbajnë dhe si duken. Prandaj ju propozojmë trendet e modës për vitin 2011. Nuk duhet të jeni në trend, por është mirë të jeni të drejtuar.
Xhinse për meshkuj
Vitin e fundit e shënuan xhinset me një qepje të re dhe për ne e çuditshme. Disa modele të vitit 2010 do t’i quajmë geta sesa xhinse për meshkuj. Për fatin tonë, por edhe për fatin e sistemit reproduktiv të meshkujve, xhinset në vitin 2011 më në fund do të jenë më të rehatshme nga të deritanishmet. Përsëri është modern teksasi i çelur, por edhe të errëta, klasika është e pashmangshme. Këtë vit do ta shënojnë xhinset me qepje klasike, kështu që thojuni lamtumirë qepjes së xhinseve të femrave.
Si të përcaktoni?
Gjatë zgjidhjes së xhinseve është e rëndësishme që ato të përshtaten në bel, përkatësisht mos t’ju vinë të ngushta apo mos t’ju vijnë të gjera. Tjetra është gjatësia, që më herët nuk mundej të gjendet, por tani nuk është problem. Për shembull, në lartësi prej 175 centimetra përgjigjet gjatësia prej 32, fakt i mjaftueshëm që të dini cili numër i xhinseve ju përshtatet. Dhe për në fund, duhet t’i provoni!
Bluza, këmisha dhe kostume
Kur bëhet fjalë për pjesën e lartë të veshjes, përkatësisht këmisha, xhup, bluza, gjithçka është pothuajse njëjtë si vitin e kaluar. Përveç pamjes ushtarake, e cila kthehet në modë. Gjithçka është në motive dhe ngjyra ushtare, nga këpucët e deri te syzet këtë vit do të jetë në trend. Me siguri, kjo nuk vlen për daljen në mbrëmje, atëherë do t’ju duhet gardërobë tjetër.
Hit absolut këtë pranverë janë palltot me ngjyra të çelura, diçka që duhet ta provoni. Kombinoni këto pallto leni, xhinse të thjeshta dhe këpucë sportive, atlete ose sandale. Gjatë zgjedhjes së këmishëve mos u mbani tek e bardha. Duke marrë parasysh se këtë pranverë do të jenë në modë këmisha moderne të errëta, zgjidhni një këmishë që do t’ju përshtatet me këpucët. Këmisha me kuadrate janë zgjidhje të trendit.
Me bluzat dhe aplikimet nuk është ndryshuar moda këtë vit. Moderne është lidhja e modës me brendet e industrisë, kështu që nuk do të jeni aq modern nëse në bluzën tuaj e keni shenjën e “Mercedez benz” ose ndonjë “makinë të neveritshëm”. Për më seriozët, këshillojmë slim bluza pambuku në të gjitha ngjyrat.
Këpucë
Në botën e këpucëve çdo gjë mbetet e njëjtë. Moderne janë çizmet “vintage” dhe këpucët me shollë të trashë. Hit i verës do të jenë këpucë verore prej leni. Por, disa palë sandale të lëkurës do të përfshihen në kombinim.
Aksesorë
Torbat. Këtë vit torbat e mira të lëkurës ose model më sportiv nga një material i pambukut. Torbat nuk janë vetëm për gra… Syzet janë prej aviatori klasik e deri retro modele me korniza më të trasha. Trend i papritur për këtë vit janë tatuazhet. Moda arriti deri te lëkura. Shikoni galerinë me fotografi nga pistat botërore të modës këtu.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?
Fëmijët ndonjëherë duhet të sfidojnë autoritetin e prindërve, ja pse është mirë
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar