Përbërësit:
• 500 gr patate
• 250 gr qepë
• 100 gr domate (ose dy lugë gjelle salcë)
• 50 ml vaj ulliri
• pak kripë
• 3 gjethe dafine
• pak piper
Për salcën:
• 50 gr miell
• 50 gr gjalpë
• 100 ml qumësht
• 1 vezë
• pak piper
• pak djathë parmixhan
Përgatitja
Patatet pasi i kemi qëruar, i presim në feta të rrumbullakëta dhe i skuqim pak në tigan me vaj ulliri. Derisa të krijohet një korë në sipërfaqe. I lëmë mënjanë.
Qepët mund t’i presim të rrumbullakëta të holla dhe i skuqim në zjarr të ulët me vaj ulliri. Pasi të kenë marrë pak skuqje, hedhim domatet e grira në kube(ose salcën) dhe pak ujë. I lëmë të marrin një valë dhe më pas shtojmë erëza dhe kripë.
Marrim një tavë dhe shtojmë një shtresë patate duke vazhduar më sipër një shtresë me qepë. Vazhdojmë kështu derisa kemi mbaruar patatet dhe qepën.
Përgatitja e salcës:
Hedhim miellin dhe gjalpin e shkrirë në një tigan dhe i skuqim së bashku. I shuajmë me qumësht të ftohtë. Hedhim pak piper! Rrahim vezën në një ene dhe e hedhim sipër duke u siguruar që salca është e ftohtë.
Hedhim salcën e përgatitur sipër tavës me patate dhe qepë. Sipas dëshirës grijmë dhe pak djathë parmixhan dhe e fusim në furrë 200°C për 30 minuta.
Pasi është pjekur, e lemë të ftohet pak dhe shërbejmë Musakanë në pjata duke bërë kujdes mos t’i prishim shtresat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBukë e pasur integrale
Peshk me domate
Kështu përgatitet orizi më i shijshëm
Krejt ka pak - Receta 3 Tiramisu Gote - Emisioni 3
Recetë për krepa me djathë – gatim ndryshe, i shpejtë dhe i lehtë
Palapeta nga shishja: Përgatitje e shpejt, pa enë të palara! (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare