LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet për një fytyrë pa rrudha

Ushqimet për një fytyrë pa rrudha

E bardha e vezës, vaji i ullirit, lëngu i limonit, frutat dhe perimet, përveçse janë ushqime shumë të shijshme, ato janë edhe një “ilaç” i mirë antirrudhë.

Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave për të shmangur rrezikun e rrudhave. Por këto produkte nuk janë të vetmet. Pse do të thoshit ju? Sepse është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë mjaft të natyrshme.

Të shohim se cilat janë ato…


E bardha e vezës

Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. E bardha e vezës përmban vitamina E dhe B, të shkëlqyera kundër përkeqësimit të membranave qelizore dhe për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme të diellit UV, transmeton Telegrafi.

Vaji i ullirit

Karakteristikat e vajit të ullirit janë të njohura, ai e ndihmon lëkurën që të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur. Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe më pas mbulojeni atë me një peshqir të butë.

Frutat dhe perimet

Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, do të kontribuonin për ta mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar. Mungesa e vitaminës A, në fakt, është një nga shkaqet e tharjes epidemike, pra edhe të formimit të rrudhave. Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon rigjenerimin qelizor, ndriçon tonin e fytyrës dhe heq njollat e errëta të formuara nga dielli apo nga mosha.

Lëngu i limonit

Prijeni një kokërr limon në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës. Aciditeti i lëngut të limonit e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Nëse e aplikoni të freskët, limoni ndihmon edhe për zbardhjen e njollave të lëkurës falë përmbajtjes së acidit askorbik. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Këshilla për prindër
Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Këshilla dhe arsye
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori