Mbase mund t’ju duket që dashuritë e fëmijëve janë kalimtare dhe të parëndësishme, mirëpo sjellja juaj mund të lërë gjurmë të thella në jetën emocionale të fëmijës.
Dashuritë e para serioze dhe puthjet e para zakonisht janë të rezervuara për moshën e tinejxherëve, mirëpo edhe filloristët tashmë mjaft herët shfaqin interesimin për gjininë e kundërt, andaj në oborre shkollash mund të shihet sesi djelmoshat ndjekin vashëzat dhe i kapin për flokësh apo për gërsheta, vashëzat u japin puthje fëmijërore djelmoshave apo mbase edhe djelmoshat edhe vashëzat të dashuruar ëndërrojnë për këngëtarët nga posterët e vendosur nëpër muret e dhomave të tyre.
Pra, fjala është për moshën kur fëmija është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe i lëndueshëm. Prindërit duhet që të sillen me mençuri dhe me kujdes të veçantë, transmeton Telegrafi.
Kini kujdes
Në kohën e pubertetit të hershëm ndjenjat rriten, por kjo nuk do të thotë që para kësaj ato nuk janë të vërteta, qoftë ajo që bëhet fjalë për ndonjë idol apo ndonjë djalë nga shkolla. Mënyra se si do të reagoni në tregimin e parë të fëmijës suaj për dashurinë, do të drejtojë se si do të sillet ai më vonë kur janë në pyetje lidhjet- a do të ju rrëfehet apo nuk do ju tregojë asgjë.
Mos ua zbuloni sekretet
Pa marrë parasysh nga ajo se çka keni nevojë t’i thoni të gjitha detajet e këqija nga të cilat princesha juaj do të duhej t’i shmanget gjinisë së kundërt deri sa t’i mbush 30 vjet, lejojani të kënaqet në dashurinë e saj të parë dhe të besojë që ajo që ndjenë për atë djalin me këmishë të kaltër është- dashuri e vërtetë.
Përcillni fëmijën tuaj
Kur vogëlushi juaj t’ju tregojë për dashurinë, përcilleni entuziazmin e tij. Nëse sillet pak në mënyrë qesharake, në rregull është të luani për këtë dhe për dashurinë e tij. Por nëse me ju mundohet të flasë me seriozitet, edhe ju jini serioz dhe tregoni që ju ka mbetur deri tek biseda e tij.
Lejoni hapësirë
Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për dashuri fëmijërore në klasë të parë apo për dashuri serioze në vit të parë të shkollës së mesme, e rëndësishme është gjëja që ju do bëni dhe mbështetja që do ja jepni. Mos e injoroni apo përulni ndjenjën e tij, pa këtë fëmija juaj do të rritet me dijen që gjithmonë mund të ju thotë gjithçka kur janë në pyetje ndjenjat e tij, e kjo është shumë e rëndësishme më vonë kur janë të nevojshme më shumë biseda, këshilla dhe qetësim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Ç’është bukuria e brendshme?
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit