LAJMI I FUNDIT:

90-vjeçarja amerikane luftoi ariun me një karrige

90-vjeçarja amerikane luftoi ariun me një karrige

Një grua 90-vjeçare që u sulmua nga një ari derisa ishte ulur në verandën e shtëpisë, arriti ta trembte me karrigen e saj të ballkonit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Altha Williams ishte duke pushuar në shtëpinë e saj në Sevierville, Tennessee, të mërkurën kur ariu i zi iu afrua asaj – me tre këlyshët e tij afër.


“Unë thjesht isha ulur këtu, nuk kisha qenë më shumë se dy ose tre minuta. Me sa duket më dëgjoi. Thjesht mu sul”, tha Williams.

Williams tha se “fytyra e ariut ishte drejt fytyrës së saj” kur ajo përdori një karrige verande për ta ndaluar, në mënyrë që të mos i afrohej.

Nga përballja e frikshme ajo pësoi një gërvishtje në krah. Gruaja u trajtua në një spital për plagën dhe i vendosi një fashë.

“Unë kam falënderuar Zotin që atëherë, pasi mund të mos isha këtu”, u shpreh Williams.

Williams tha se ajo ka takuar arinj të tjerë në shtëpinë e saj pranë Parkut Kombëtar “Smoky Mountains”.

Ajo tha se arinjtë kanë ikur prej saj në të kaluarën. /Telegrafi/