Në mbrëmjen e 9 korrikut të vitit 2006, qielli u bë i kaltër në Berlin. Italia fitoi Kampionatin Botëror, duke mposhtu pas penalltive Francën.

Ishte një mbrëmje e nxehtë e verës kur Italia arriti fitoren në atë Kampionat Botëror, ndërsa futbolli italian vinte nga një prej skandaleve më të mëdha që kishte goditur futbollin.


Përballë asaj sfide, pasi eliminuam Gjermaninë më të favorizuar në një ndeshje triler, Italia luante me Francën. Edhe një herë Italia nuk ishte favoritë, dhe pas disa minutash Zinedine Zidane shënoi nga penalltia.

GettyImages 71404888 Pamje nga ndeshja (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

Por Italia barazonte me Marco Materazzin me një goditje me kokë për të barazuar shifrat.

Zidane dhe Materazzi, kishin një fjalosje që përfundoi me një goditje me kokë të francezit që i dha mbrojtësit, duke u përjashtuar pastaj me të kuq.

Kështu që ndeshja shkoi në penallti. Futbollisti italian që do ta gjuante penalltinë e pestë ishte përcaktuar Fabio Grosso.

Përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, ishte ai që e motivoi mbrojtësin të gjuante duke i thënë: "Ti je njeriu i minutës së fundit, pasi fituat penalltinë me Australinë në minutën e fundit, shënuat golin vendimtar kundër Gjermanisë në minuën e 119, kështu që ju do ta gjuani penalltinë e fundit!".

Profecia e Lippi u bë e realitet pas disa minutash, penalltia e fundit, u gjuajt nga Grosso, ndërsa Barthez shkoi në njëra anë, topi në ana tjetër.

GettyImages 71403514 Marcello Lippi (Foto: Clive Mason/Getty Images)

Italia ishte Kampionate Botërore.

Por çfarë bëjnë heronjtë e Italisë aktualisht, ata që u shpallen kampion. Më poshtë i gjeni punët e secilit prej tyre, ndërsa vetëm një mbetet futbollist aktiv e shumë trajnerë futbolli.

BUFFON: Portieri aktiv, luan për Juventusin

buffon 2

PERUZZI: Aktualisht në stafin menaxherial të Lazios AMELIA: Trajneri i futbollit ZAMBROTTA: Këshilltar në Shoqatën Italiane të Futbollistëve CANNAVARO: Trajner në Kinë dhe trajner i përkohshëm i kombëtares kineze

GettyImages 71404683

NESTA: Trajner, sot ai stërvit Frosinonen në Serie B MATERAZZI: Biznesmen, gjithashtu ambasador në FIFA dhe UEFA

materazzi

BARZAGLI: Ai sapo ka lënë futbollit, ka punuar pak si trajner te Juventusi GROSSO: Trajner futbolli, aktualisht pa skuadër

GettyImages 71404647

ODDO: Trajneri i futbollit ZACCARDO: Trajneri i futbollit CAMORANESI: Kolumnisti sportiv DE ROSSI: Sapo është pensionuar, ka të ardhmen si trajner

De Rossi

GATTUSO: Trajner, ai së fundmi fitoi Kupën e Italisë me Napolin

GettyImages 71404643

PERROTTA: Ka lënë futbollin, ai ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë PIRLO: studion për tu bërë trajner dhe aktualisht drejton Juventus U-23

Andrea Pirlo

BARON: Trajneri i futbollit DEL PIERO: Pasi luajti nëpër botë, sot ai është një komentator sportiv IAQUINTA: Aktualisht nuk ka ndonjë rol në veçanti në sport GILARDINO: Trajneri i futbollit TONI: Aventura si trajner sapo ka filluar TOTTI: Kohët e fundit punon ai agjent sportiv

totti salah 1

INZAGHI: Trajneri i futbollit, sapo ngjitur në Serie A me Beneventon Trajneri Marcelo LIPPI: Ai kohët e fundit u largua nga bankina pasi stërviti Kinën

GettyImages 71404797

/Telegrafi/

telegrafi sport app