80-vjetori i themelimit të ish-Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej” mblodhi në një aktivitet ish-nxënës, pedagogë dhe drejtues të ish-Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”, por edhe oficerë dhe përfaqësues të Forcave të Armatosura.
Të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, deputetë të Kuvendit dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjenerallejtënant Arben Kingji.
Aktiviteti nisi me një interpretim emocionues të himnit kombëtar nga kuarteti i harqeve dhe këngëtarët e orkestrës simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërsa për të kujtuar kontributin e këtij institucioni në edukimin e brezave u shfaq për të pranishmit, një dokumentar kushtuar historikut të shkollës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nënvizoi vlerat që Shkolla “Skënderbej” ka dhënë për arsimimin ushtarak shqiptar dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura.
“Emri Skënderbegas, ende reflekton peshën historike në radhët e Forcave tona të Armatosura. Skënderbegasit apo Beksat, siç ju e përdorni, u shquan dhe shquhen si shembull i përkushtimit, nderit, disiplinës dhe atdhetarisë. Këtë e dëshmon prania juaj sot këtu, punët dhe veprat tuaja ndër dekada. Në këtë kontekst, kjo shkollë mendoj ja ka dalë me krenari të edukojë breza të tërë dhe padyshim si çdo shkollë, ajo lëshon rrënjë të thella edhe nxjerr degë me plot fryte dhe besoj se duhet ta rimarrim patjetër si shembull, shembullin e atyre pedagogëve që me përkushtimin e të cilëve është ndërtuar, jo vetëm një gjeneratë e tërë drejtuesish ushtarakë që sot e kësaj dite vijojnë e mbajnë përgjegjësi shumë të nderuara, por edhe metodat dhe përkushtimin, të cilat duhet t’i rizbulojmë”, theksoi Vengu.
Ai premtoi që në përvjetorin e ardhshëm, të mblidhen në një sallë më të madhe, e cila do të jetë pjesë e kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, në Tufinë.
Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji e cilësoi këtë institucion si një themel të rëndësishëm në formimin profesional të brezave pas Luftës së Dytë Botërore.
Nga ana e tij, komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, edhe si një ish-nxënës i Shkollës “Skënderbej” theksoi rëndësinë e saj si vatër edukimi dhe formimi të ushtarakëve dhe qytetarëve të përkushtuar për shoqërinë.
Po ashtu, ish-komandanti i kësaj shkolle, Mikali Vaso, shprehu mirënjohjen për kontributin e pedagogëve dhe nxënësve të shkollës.
Në këtë ceremoni u shpërndanë certifikata nderi për katër personalitete të shquara të dala nga kjo shkollë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze