Në prill Bordi për Kontrollin Financiar të Klubeve që është përgjegjës për implementimin e rregullave të reja do të zbulojë se cila klube do të jenë pjesë e masave disiplinore nga paneli i sanksioneve.

Rregullat e reja janë sjellë që klubet të mbijetojnë nga financat që i kriojojnë vet dhe t ëtentojnë që të varen nga pronarët miliarderë.


Në princip, klubet nuk mund të shpenzojnë më shumë se sa fitimi që ata kanë gjeneruar dhe për transfere buxheti i lejuar për t’u shpenzuar do të jetë deri në 45 milionë euro për tri vjet. Këtu nuk përfshihet investimi në ndërtesa dhe investimi në akademitë e klubeve.

“UEFA po e merr në dorë situatën për të mbrojtur futbollin evropian nga lakmia, nga shpenzimi astronomik dhe çmendurive financiare”.

“Fair Play Financiar do të ndihmojë klubet që të jetojnë në mënyrë të duhur brenda fitimeve që ato do t’i gjenerojnë”.

“UEFA nuk po kërkon që të përjashtojë apo izolojë klubet, por që t’i ndihmojë ata dhe UEFA nuk ka frikë që të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur futbollin”, ka thënë sekretari i përgjithshëm, Gianni Infantino.

Nuk dihet se cilat klube mund të jenë pjesë e sanksioneve nga UEFA, por mediat evropiane raportojnë se dy prej tyre do të jenë PSG dhe Manchester City. /Telegrafi/