Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, sqarime lidhur çështjen e vendimit të Qeverisë për rritje të pagave për zyrtarë qeveritarë.
Haxhiu kërkoi nga ministri i Financave, Bedri Hamza, që të tregojë sa i ka kushtuar buxhetit të Kosovës një vendim i tillë.
“Ajo çka neve na ka shqetësuar ka të bëjë me hipokrizinë e ministrit të financave, për shkak se Gjykata Kushtetuese e ka pyetur Ministrinë e Financave, se a është përfshirë vendimi për rritjen e pagave në buxhetin për vitin 2018, dhe zotëri ministër, mos manipuloni, ai vendim nuk ka qenë i përfshirë, me buxhetin e vitit 2018 nuk keni paraparë t’i rritet kryeministrit paga dyfish, ju i keni marrë diku, a na shpjegoni ku i keni marrë, te cila kategori?”, tha ai.
E ministri Hamza fillimisht u përgjigj për deklaratën e deputetes që i tha se ka bërë hipokrizi.
Tutje, Hamza tha se janë organet e drejtësisë ato që e përcaktojnë vendimin se a është i ligjshëm ose jo.
“Ato janë konstatime tua, a është vendim i ligjshëm a jo nuk je ti apo unë ai që e përcaktojmë, e përcaktojnë organet tjera, dhe nuk përzihemi në punën e organeve tjera. I ke lexuar me kujdes përgjigjet e Ministrisë së Financave dhe brenda përgjigjes janë saktë të konstatuara. Nëse me përcolle me kujdes, e thash, 750 mijë euro është masa mujore deri në ditën që unë po raportoj në Kuvend. 750 mijë herë 12 muaj, vjen te shuma vjetore. Dhe e thash, për hir të korrektësisë se ashtu është, disa organizata buxhetore, disa ministri të linjës që unë nuk kam të drejtë me hy në arsyetimet e tyre pse, nuk i kanë sjellë listën e pagave, duke përfshirë vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e pagave”, tha ai.
Hamza tha se deri më sot janë shpenzuar 294 milionë euro për paga e që sipas llogaritjes së Hamzës edhe ato të gjashtë mujorit të dyte bëjnë 588 milionë euro.
“Ky është realiteti deri më sot kur po raportoj unë në kuvend, janë shpenzuar më pak se 294 milionë euro tek masa e pagave, dhe nëse janë më pak se 294 milionë euro edhe gjashtëmujorit të dytë bëjnë 588 milionë euro, e në masën e pagave janë 592 milionë euro duke përfshirë edhe të hyrat vetanake që janë bartë tek masa e pagave. Me trendin aktual të shpenzimit të masës së pagave ky vendim do të përfshihet brenda masës së pagave. Sa i përket çështjeve tjera është punë e organeve të drejtësisë”, shtoi Hamza. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!