Komuna e Gjilanit njofton se që nga viti 2023 prej edhe kur ka filluar subvencionimi për bizneset e tjera, janë ndihmuar 71 ndërmarrës të rinj.

Siç njofton komuna, idetë e të rinjve dhe grave në biznes, janë financuar për herë të parë që nga viti 2023, dhe po vazhdon edhe në vitin 2025.


Edhe sivjet Komuna e Gjilanit, do të mbështes sipërmarrësit e rinj dhe gratë me 150 mijë euro përmes fondit për ndërmarrësit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se vazhdojnë me mbështetje për të rinjtë dhe gratë në biznes.

“Me një fond prej 500,000 eurove për një mandat, tashmë kemi ndihmuar 73 ndërmarrës të rinj dhe po vëmë në dispozicion 150,000 euro shtesë për vitin 2025”, tha kryetari Alban Hyseni.

Ai inkurajoi të rinjtë dhe gratë që të aplikojnë tani dhe të bëjnë realitet idenë e tyre të biznesit.

Ndryshe, sot(e marte) nga ora 11:00, mbahet sesioni informues për grantet, do të mbahet në Sallën e Bibliotekës së Qytetit në Gjilan. /Telegrafi/