LAJMI I FUNDIT:

711 persona fituan shtetësinë shqiptare, shumica janë nga Kosova

711 persona fituan shtetësinë shqiptare, shumica janë nga Kosova

Viti 2021 shënoi rritje të kërkesave për azil në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i azilkërkuesve arriti në 2,533,  rreth 13.5% më shumë krahasuar me vitin 2020. 

Pjesa dërrmuese e tyre janë azilkërkues nga Afganistani, me gati 2 498 persona, ndërsa 19 azilkërkues janë regjistruar nga Siria, shifër ndjeshëm më e ulët se në vitin 2020, kur shtetasit e këtij vendi dominonin pjesën më të madhe të azilkërkuesve në Shqipëri së bashku me azilkërkuesit nga Iraku.

Sipas statistikave, piku i aplikimeve të kërkesave për azil në Shqipëri është shënuar përgjatë muajve shtator-nëntor, ndikuar edhe nga situata politike në Afganistan.


Refugjatët që vijnë në Shqipëri kanë të drejtë që të kërkojnë azil dhe ata që pranohen kanë mundësi që të qëndrojnë në qendrat pritëse të ngritura për azilkërkuesit.

Ndërkohë, përgjatë vitit të kaluar janë 711 persona kanë fituar shtetësinë shqiptare, gati dyfish më shumë se krahasuar me vitin 2020.

Shumica e tyre janë shtetas me origjinë nga Kosova që kanë marrë shtetësinë shqiptare, ndjekur nga Turqia, Siria dhe Italia dhe dominon kryesish grupmosha nga 30 deri në 39 vjeç.

Ndërsa, numri i personave që kanë lënë shtetësinë rezultoi edhe më i lartë me 724 raste të personave që hoqën dorë nga shtetësia shqiptare. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori