LAJMI I FUNDIT:

600 maturantë aplikuan në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

600 maturantë aplikuan në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

Sot ka përfunduar afati i konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore për vitin akademik 2016/2017, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Sipas njoftimit kanë aplikuar rreth 600 maturantë deri sot kur edhe është mbyllur konkursi. Universiteti “Kadri Zeka”, do të regjistrojë 779 studentë të rregullt, ku përfshihen studentët që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.


Kësaj radhe kandidatët nga Kosova kanë patur mundësinë të aplikojnë vetëm ne Fakultetin Ekonomik, pasi që në këtë Fakultet kanë mbetur vende të lira, por këtë mundësi nuk e kanë patur kandidatët tjerë nga Kosova që kanë shprehë dëshirën të jenë pjesë e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ku vendet për studim janë plotësuar në afatin e parë të konkursit.

Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshëm dhe se nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsi.

Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan më 19. 09.2016 do të mbahet provimi pranues, ora e mbajtjes së provimit dhe salla do të shpallet në ueb faqen e universitetit www.uni-gjilan.net më datë 17.09.2016, kurse deri më 22 shtator 2016 shpallen rezultatet.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data 26. 09. 2016 deri më datë 30.9.2016 prej orës 9:00 – 15:00.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori