LAJMI I FUNDIT:

6 strategjitë e miliarderit Buffett për arritjen e suksesit

6 strategjitë e miliarderit Buffett për arritjen e suksesit
WASHINGTON, DC - OCTOBER 13: Warren Buffett speaks onstage during Fortune's Most Powerful Women Summit - Day 2 at the Mandarin Oriental Hotel on October 13, 2015 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/Getty Images for Fortune/Time Inc/Guliver)

Kur njerëzit dëgjojnë që miliarderi Warren Buffett shpenzon 80 për qind të kohës duke lexuar, ata kanë një reagim të menjëhershëm dhe të parashikueshëm, “epo, ai mund ta bëjë këtë, sepse është Warren Buffett, një nga njerëzit më të pasur në botë. Unë nuk mund ta bëj kurrë këtë”.

Ndërsa kjo përgjigje mund të ndihmojë njerëzit të ndihen më mirë me veten e tyre, sigurisht që nuk do t’i bëjë ata më të zgjuar.


Ngase realiteti është se Buffett ka kaluar pjesën më të madhe të kohës duke lexuar dhe duke menduar që kur ishte në shkollë. Duke pasur më shumë para ose duke menaxhuar një kompani të madhe nuk do të thotë se ka më shumë kohë të lirë.

Koha e lirë nuk është kurrë vlerë, përkundrazi, koha e lirë është rezultat i strategjisë, pra është rezultat i mënyrës së të parit të kohës ndryshe, shkruan Medium, përcjell Telegrafi.

Janë gjashtë nga strategjitë më të mira që Warren Buffett ka përdorur gjatë gjithë karrierës së tij në mënyrë që të ketë shumë kohë leximi dhe mendimi.

Vendosni prioritet

Warren Buffett ka eleminuar pothuajse të gjitha detyrat e detyrueshme të shefit ekzekutiv nga koha e tij.

Ai kurrë nuk bisedon me analistët; ai rrallë flet me medien; ai nuk merr pjesë në aktivitete të industrisë; ai ka jetuar jashtë qytetit të New Torkut në Omaha, Nebraska për pothuajse gjithë karrierën e tij; dhe ai mezi merr pjesë në ndonjë takim të brendshëm si një shef ekzekutiv tipik, janë disa nga detyrat e tij.

Çfarë është e rëndësishme për të parë këtu është se këto vendime nuk ndodhin rastësisht. Ai kërkon vazhdimisht t’i rezistojë presionit të madh social.

Strategjia e Buffettit i ka disa të vërteta themelore.

20 për qind e prioriteteve tona zakonisht përbëjnë 80 për qind të rezultateve tona, prioritetet e pesë qëllimeve kryesore të Buffett janë 20 për qind e 25 për qind; kërcënimet reale për kohën tonë nuk janë shpërqendrime të qarta që ne e dimë se janë të gabuara, përkundrazi, kërcënimet reale janë ‘ujqërit të maskuar si dele’ – aktivitete të cilat na bëjnë të ndihemi sikur po punojmë shumë, por që në fund nuk e plotësojnë as minimalen; dhe sfida e vërtetë për prioritizimin është të thuash “Jo!”, është e lehtë të thuash “Po!”, ajo që është e vështirë është të thuash jo për një punë që ju jep kënaqësinë të kontrolloni një detyrë nga lista juaj – të përmbushni një detyrim ndaj dikujt tjetër, të bëni një detyrë të lehtë, të shkruani një e-mail.

Punoni me njerëz me të cilët e shihni veten duke punuar gjithmonë

“Nëse nuk mund ta shihni veten duke punuar me dikë për gjithë jetën, mos punoni me të për asnjë ditë”, thotë Naval Ravikant.

Ngjashëm me atë se si Buffett shikon aktivitetet e tij të punës, ai gjithashtu kontrollon me kë punon.

Buffett punon vetën me shefat ekzekutiv që u beson, që japin rezultate dhe e shohin veten duke punuar me të për dekada. Si rezultat, ai bën bisedime mjaft të kujdesshme para se të blejë një kompani dhe nuk menaxhon në mënyrë aktive shefat ekzekutiv të biznesit që zotëron, për më tepër, ai shijon bisedat që ka me ta

Buffett zbaton të njëjtat kritere për njerëzit e ekipit të tij, shumë prej tyre kanë qenë me të për dekada të tëra.

Mbani gjërat shumë më thjeshtë

Buffett ka eliminuar gati të gjithë burokracinë në kompaninë e tij. Kompanitë e portofolit të Berkshire Hathaway kanë gati 400 mijë punëtorë, por zyra kryesore ka vetëm 24 punëtorë.

Jeta personale e Buffett është gjithashtu shumë e thjeshtë, ai jeton në një shtëpi modeste, e njëjta që ai ka jetuar për 60 vjet.

Ndërsa rritemi në karrierën tonë, në kompanitë tona dhe në jetën tonë, është tepër e lehtë për të shtuar kompleksitetin. Ndërsa fitoni më shumë, është normale të punësoni më shumë të punësuar dhe ndërsa fitoni më shumë para, është normale të shpenzoni gjithnjë e më shumë.

Ajo që është vërtet e fuqishme dhe unike është t’i mbani gjërat e thjeshta. Kjo kërkon përpjekje dhe aftësi. Dhe, kjo është pjesë e strategjisë së Buffett. Është e çuditshme të thuhet kjo, por një nga njerëzit më të pasur në botë mund të jetë edhe një nga minimalistët më të mëdhenj kur e krahasoni stilin e jetesës me të cilin ai mund të jetojë me atë që dëshiron të jetojë.

Të gjitha lajmet nga Warren Buffett
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Warren Buffett

Fokusohuni pak, por të janë investime të cilësisë së lartë

Warren Buffett bën vetëm pak investime në vit.

Pyetja që ngrihet tani tek secili prej jush është, “si mund që një nga investitorët më të pasur në historinë njerëzore të bëjë kaq pak marrëveshje?”

“Buffett beson se kthimi i jashtëzakonshëm vjen nga portofolat e përqendruara. Idetë e shkëlqyera për investime janë të rralla dhe ai u ka thënë vazhdimisht studentëve që rezultatet e tyre të investimit do të përmirësohen me kalimin e kohës që nga investimet e para të bëra”, na jep përgjigjen për këtë pyetje William Thorndike në librin e tij ‘The Outsiders’.

Me pak fjalë, Buffett thotë, se “truku në investime është thjesht të uleni atje dhe të shikoni pistë pas piste dhe të prisni atë që ju tërheq më shumë”.

Përqendrohuni në investimet afatgjata

Buffett zbaton një koncept për të investuar në njohuri që do ta paguajnë përgjithmonë. Në biografinë e vetme të autorizuar të Buffett, biografi i tij komenton mbi atë që mësoi prej tij.

“Gjërat që mësoni dhe investoni duhet të jenë njohuri që janë kumulative, në mënyrë që njohuritë të maturohen në vetvete. Pra, në vend që të mësosh diçka që mund të bëhet e vjetruar nesër, zgjidhni gjëra që do t’iu bëjnë më të mençur në 10 apo 20 vjet. Ky mësim është diçka që unë e përdor gjithë kohën tani”, thotë ai.

Shmangni risitë teknologjike

Çdokush do të mendonte se investitori më i madh i të gjitha kohërave qëndron në krye të teknologjive më të fundit në mënyrë që të jetë i përditësuar. Interesante, por është e vërtetë.

Ai kurrë nuk ka pasur një kompjuter në zyrën e tij; ai kurrë nuk ka përdorur një listë të aksioneve; dhe ai nuk ka një telefon të mençur.

Buffett është shumë i qartë në lidhje me të dhënat që duhet të dijë për të bërë një investim; ai ka besim të mjaftueshëm në mendimin e tij dhe ai është i gatshëm të mos bëjë atë që është më popullorja; dhe ai largon në mënyrë proaktive shpërqendrimet potenciale nga mjedisi i tij dhe vepron me vullnetin e tij, janë zgjidhjet unike të Buffett. /Telegrafi/