LAJMI I FUNDIT:

500 milion shfrytëzues të Twitterit?

500 milion shfrytëzues të Twitterit?

Nëse mund ti besojmë statistikës me të cilën disponon faqja Twopcharts, numri i shfrytëzuesve të regjistruar të Twitterit tejkaloi 500 milion.

Të dhëna zyrtare për momentin nuk ka, por mjaftë interesant është të kuptohet se cili është numri i shfrytëzuesve aktiv nga numri total i të regjistruarve. Siç thonë në Twopcharts, vetëm Twitter mund të publikoj këtë të dhënë duke pasur parasysh se vetëm ata e dinë se sa shpesh shfrytëzuesit kyçen në sistem. Analistët besojnë se nga çdo 100,000 llogari të reja në Twitter vetëm 20 deri 25% në të vërtetë edhe përdoren rregullisht. Për më shumë, nga ky grup vetëm 10% publikon përmbajtje, derisa të tjerët – shfletojnë.

Për krahasim, Facebook ka 850 milion shfrytëzues të regjistruar. Sipas parashikimeve, shifrën prej 600 milion shfrytëzuesve të regjistruar Twitter do të arrij gjatë muajit qershore. /Telegrafi/