LAJMI I FUNDIT:

5.2 milion dollarë nga Japonia për pushtetin lokal në Maqedoni

5.2 milion dollarë nga Japonia për pushtetin lokal në Maqedoni

Qeveria e Japonisë vendosi me grant në vlerë prej 150.000 dollarëve amerikan drejtpërdrejtë t’i mbështet autoritet lokale në Gjevgjeli dhe Kumanovë, të cilët janë më të prekura nga kriza migruese në Maqedoni.

Siç informojnë nga Ambasada e Japonisë me seli në Vjenë, përmes Grant programit për mbështetje të projekteve të vogla (GGP) Japoni do të ndihmojë në rehabilitimin dhe ripërtërirjen e pajisjeve mjekësore për ISHP Spitalin e Përgjithshëm – Gjevgjeli dhe furnizim të automjetit të specializuar për mbeturina dhe kontonjerë për komunën e Kumanovës.

Kjo është ndihma e katërt nga Japonia për krizën migruese në Maqedoni. Nga shtatori i kaluar deri tani, mbështetja nga Japonia për autoritetet qendrore dhe lokale në Maqedoni arrin mbi 5,2 milionë dollarë amerikanë (4,2 milionë euro).


Në shtator Japonia ndau grant prej rreth 930.000 dollarë amerikan për mbështetjen e refugjatëve në Maqedoni përmes UNHCR-së, IOM-it dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Në nëntor edhe 1,2 milionë dollarë amerikan për mbështetjen e planit të UNHCR-së për ballafaqim në kushte të dimrit me krizën e refugjatëve në Maqedoni.
Në janar 3 milionë dollarë amerikan, përmes buxhetit shtesë të shtetit, për projektet e UNDP-së dhe UNICEF-it për mbështetjen e autoriteteve lokale dhe mbështetjen e grave dhe fëmijëve – refugjatë dhe migrantëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Lajme
Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Lajme
Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Lajme
​Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

​Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

Kronika e Zezë
Kalo në kategori