LAJMI I FUNDIT:

436 pako me barna pa banderola kapen në Ferizaj, vlera e tyre rreth 4 mijë euro

436 pako me barna pa banderola kapen në Ferizaj, vlera e tyre rreth 4 mijë euro

436 pako me barna pa banderola të Republikës së Kosovës janë gjetur në dy barnatore në Ferizaj.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit Njësia e TASK FORC-ës – Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia) pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara ka kontrolluar dy subjekte (barnatore) afariste në Ferizaj.


Tutje në njoftim thuhet se disa prej produkteve kishin banderola të Serbisë dhe të shteteve të tjera.

“Njësia e TASK FORC-ës në Lindje (e përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale.

Pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte (barnatore) afariste në Ferizaj.

Gjatë kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceutike (436 pako barna) pa banderola  të Republikës se Kosovës, ku disa prej të cilave mbanin banderola të Serbisë dhe të shteteve tjera”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se vlera e tyre është rreth 4.000 euro.

“Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori