LAJMI I FUNDIT:

42 gjyqtarë dhe 14 prokurorë nga pakicat do të dekretohen nga Presidenti (Foto)

42 gjyqtarë dhe 14 prokurorë nga pakicat do të dekretohen nga Presidenti (Foto)

Ceremonia e dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit jo shumicë do të bëhet me dyer të mbyllura.

Sipas informatave që ka siguruar Telegrafi, presidenti do të dekretoj gjithsej 42 gjyqtarë dhe 14 prokurorë.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.


Ndryshe, më 17 tetor ishte paraparë dekretimi i gjyqtarëve serbë që do të punonin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, por që për shkak të mosardhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve kishte dështuar.

I pari i shtetit, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksadar Vuçiq kohë më parë janë marrë vesh që marrëveshja për drejtësinë të fillojë së zbatuari nga 17 tetori, ditën kur pritej të bëhej dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas dështimit të dekretimit më 17 tetor, presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte akuzuar Serbinë dhe BE-në për moszbatim të Marrëveshjes së Gjyqësorit, të arritur gjatë bisedimeve në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori