Me 4-7 prill 2019 në Prishtinë mbahet konferenca e teknologjisë Software Freedom Kosova (SFK)

SFK është një ndër konferencat më të mëdha vjetore të Evropës Jug-lindore që promovojnë softuerin e lirë me kod burimor të hapur (free and open source software), kulturën dhe dijen e hapur, lëvizje globale e cila ka filluar rreth 30 vjet më parë.
Me një̈ audiencë prej 350+ pjesëmarrësve, që 10 vite SFK ka mbledhur së bashku mendimtarë̈, zhvillues e përdorues softueri, ndërmarrës dhe lider per të bashkëpunuar, mësuar dhe ndarë interesat e përbashkëta në fushën e teknologjisë së hapur përmes një kombinimi ligjëratash, trajnimesh e punëtorish.
Në SFK konferencën e këtij viti do të keni mundësi të dëgjoni 15 ligjerata nga folës të vendit dhe nga jashtë, një panel diskutimi mbi të bërit biznes me “Open Source” si dhe të merrni pjesë në njërën nga 14 punëtoritë që do të mbahen.
Punëtoritë fillojnë nga ora 10:00 deri 15:00, ndërsa ligjëratat nga 17:00-21:00. Konferenca mbahet në disa lokacione: ligjëratat e pasdites në Kino Armata ndërsa punëtoritë në Bibliotekën Kombëtare, Termokiss dhe Prishtina Hackerspace.
SFK është burim i mirë i kontakteve dhe mundësi për të shkëmbyer përvojat mes ligjërueseve dhe pjesëmarrësve nga vendi dhe jashtë̈.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj konference kërkohet të rezervoni biletën tuaj për secilën punëtori veç e veç ndërsa një të vetme për gjitha ligjëratat në faqen e konferencës sfk.flossk.org. Biletat janë pa pagesë!
SFK vazhdimisht ka shërbyer si pikënisje për zhvillimin e projekteve tjera të reja si OpenStreetMap, PrishtinaBuses, Prishtina Hackerspace dhe shumë seminare dhe punëtori.
Kjo konference organizohet nga FLOSSK (Free/Libre Open Source Software Kosova), një organizatë joqeveritare që mbështet dhe promovon zhvillimin e teknologjive të hapura. #sfk19
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Këto video-lojëra askush nuk i ka blerë

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Disa nga gjërat që pritet të "prezantohen" në MWC 2025 në Barcelonë

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi