35 organizata e anëtarë të shoqërisë civile përmes një deklarate drejtuar Qeverisë së Kosovës, kanë bërë thirrje që plagjiatorët të largohen nga Universiteti i Prishtinës.
Ata kanë kërkuar nga ekzekutivi që të shfrytëzojë mundësinë përmes projektligjit për Arsimin e Lartë dhe të ndërtojë mekanizma kontrolli për integritetin akademik, verifikimin e kredencialeve akademike dhe rritjen e rigorozitetit të rregullave për marrjen e titujve akademike e gradave shkencore.
Sipas tyre, procesi i fundit i zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, është vetëm një pjesë e shpërfaqjes së përmbajtjes jocilësore të institucioneve publike të arsimit të lartë në vend.
“Tash e dy dekada angazhim dhe përpjekje të strukturuara nga organizatat e shoqërisë civile për universitete publike, si dhe angazhimi i përgjithshëm i që pasluftës i të gjitha organizatave, nismave, organizimeve të shoqërisë civile dhe sektorëve të tjerë, po tregohen të padobishme për shkak të një numri dominues të stafit akademik pa kredenciale akademike. Procesi i fundit zgjedhor në Universitetit e Prishtinës ishte në njërën anë manifestim i një situate brenda UP-së ku grupet e brendshme të interesit po kontrollojnë proceset, dhe në anën tjetër alarm për gjithë shoqërinë që gjendja brenda këtyre institucioneve duhet të ndryshojë rrënjësisht”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shoqërisë civile.
“Në një proces zgjedhor ku senatorë të UP-së mund të jenë dhe janë: plagjiatorë tashmë të shpallur edhe nga Këshilli i Etikës, apo persona pa kredenciale akademike, persona pa integritet për pozitat që i mbajnë, nuk ka asnjë mundësi që rezultati i vet atij procesi të prodhojë një kualitet tjetër. Rrjedhimisht, përzgjedhja në Këshillin Drejtues e të personave me probleme të theksuara të integritetit akademik, e dëshmon në mënyrë të qartë se institucioni ka probleme serioze me cilësinë dhe integritetin akademik, dy nocione themelore në saje të së cilave ekziston universiteti”.
Tutje, thuhet se edhe pas kaq vitesh rezistencë për universitet cilësor nga akterët e ndryshëm të kësaj shoqërie, gjithnjë ekziston tendenca, jo që proceset progresive të kthehen në pikën zero, por që këto procese të degradojnë në shkallë të paimagjinueshme.
“Në këto rrethana, verifikimi i kredencialeve akademike me theks – tezave të doktoraturës dhe punimeve shkencore, është bërë domosdoshmëri. Është koha që institucionet e shtetit të fillojnë një proces kombëtar të verifikimit të kredencialeve akademike me qëllim pastrimin e strukturës së stafit akademik ashtu që situata si të ditëve të fundit të mos jenë të mundura më”.
“Ne organizatat nënshkruese të kësaj deklarate, i shprehim universitetit zhgënjimin tonë të thellë që edhe në rastet kur nga vet organet e tij verifikohet plagjiatura e personave të caktuar, dënimet janë vetëm simbolike dhe në shpërputhje me praktikat globale. Prandaj, i thërrasim Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve tjera relevante të Arsimit të Kosovë që plagjiatura të lihet jashtë cilitdo institucion kur verifikohet ajo”, përfundon deklarata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës