LAJMI I FUNDIT:

“3 për 3” një format i ri televiziv, me intervista dhe pyetje pikante të personazheve shqiptarë

“3 për 3” një format i ri televiziv, me intervista dhe pyetje pikante të personazheve shqiptarë

“3 për 3” ishte një rubrikat më argëtuese të emisionit shumë të ndjekur të të dielave, “Krejt Ka’pak”.

Kësaj radhe, ky format vjen më i detajizuar në një emision të vetëm të metrazhit të shkurt.

Emisioni do të përfshijë nga tri pyetje që personazhet të ftuar VIP do t’i bëjnë njëri-tjetrit, e që mes tyre pritet të jenë edhe pyetje pikante.


Ajo çfarë do ta bëjë më të veçantë kësaj here këtë format është lokacioni ku do të realizohen intervistat, e që ende nuk është vendosur, megjithatë ka dy propozime.

Ishulli Capri i Italisë ose qyteti Lugano i Zvicrës janë dy prej lokacioneve ku po shqyrtohet mundësia e realizimit të intervistave të këtij emisioni.

Gjithashtu një pjesë e emisionit është e ndarë për lajmet e showbizit, nga ku do të transmetohen tri lajme të mira dhe tri lajme jo fort të mira nga showbizi shqiptar.

Ky emision është një gërshetim i tri shteteve: Kosovë Shqipëri dhe Maqedoni, me çka do të ketë tri prezantuesë nga të tri shtetet përkatëse dhe njashtu të ftuarit do të jenë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

“3 për 3” për nga forma e realizimit pritet të jetë një prej projekteve televizive më të kushtueshme të mbarë trevave shqiptare.

Ky emision fuqizohet nga Portali Telegrafi, si partner medial i tij.

E para që iu përgjigj tri pyetjeve të “3 për 3” në formë të shkruar për të dhënë një shembull të mënyrës se si do të realizohet formati është prezantuesja Rina Imeri, e cila do të jetë një nga moderatoret e emisionit.

https://www.instagram.com/p/CCJRYF6ltm5/

Në pyetjet e Telegrafit, ajo foli rreth periudhës së pandemisë dhe karrierës së saj si prezntuese:

Rina, sa ka ndikuar për mirë pandemia te ju?

Përveç anëve negative, pandemia globale i ka pas edhe të mirat e saj. Njëra ndër to ka qenë koha më e shpeshtë që e kam kalu me familje, ku njëkohësisht kam mësuar edhe gjëra të reja. Si të gjitha femrat besoj gjatë atyre muajve kam përvetësuar aftësitë në gatim.

Pse ke zgjedh prezantimin si profesion?

E dua prezantimin shumë, mendoj se jam lind për diçka të tillë, dhe kjo është arsyeja që e ushtroj si profesion me kaq dëshirë edhe pasion.

Nëse kishe jetu jashtë vendit, a e kishe synu prapë televisionin?

Besoj që po, përderisa e du këtë që e boj, ma merr mendja që edhe jashtë e isha pas t’njejtin synim. E di që atje konkurrenca osht ma e madhe, mirëpo besoj që mundësitë për me arrit, kishin me qenë ma të lehta, duke i marrë parasysh kushtet edhe mundësitë që të ofrohen atje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori