Edicioni i 26-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike, që tani ka marrë emrin e Basri Çapriqit, do të mbahet nga data 27 deri më 29 korrik.

Tash një çerek shekulli “Kalimera Poetike” tubon emrat më të njohur të letërsisë shqipe dhe letërsive të vendeve të tjera nga rajoni dhe bota. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.


Programi është si më poshtë

E premte, 27 korrik 2018 Hapja e manifestimit Fjala përshëndetëse: Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club” Mbrëmje homazh për Basri Çapriqin Flasin për krijimtarinë e autorit: Akademik Ali Aliu, studiues i letërsisë, Mr. Haxhi Shabani, studiues, Sadik Bejko, shkrimtar. Lexon vargje: Simon Shkreli, aktor Moderator: Akademik Mehmet Kraja E shtunë, 28 korrik 2018 Mbrëmje autoriale me poeten dhe skenaristen Natasha Lako Flet për krijimtarinë e autores: Arian Leka, shkrimtar, studiues i letërsisë Moderatore: Adriana Hoxha E diel, 29 korrik 2018 Mbrëmje autoriale me poetin Salajdin Salihu Flet për krijimtarinë e autorit: Lulzim Haziri, poet Moderator: Hajredin Kovaçi Mbyllja e manifestimit