Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se 22 profesionistë të rinj shëndetësorë i janë bashkuar ekipit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë.

Sipas njoftimit, angazhimi i stafit të ri synon forcimin e kapaciteteve të QKMF-së, lehtësimin e ngarkesës së punës për stafin shëndetësor dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.


Komuna ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në avancimin e kujdesit parësor shëndetësor.

Ndërkaq, profesionistëve të rinj u është uruar mirëseardhje dhe punë e mbarë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/