LAJMI I FUNDIT:

“200 mijë euro grante për familjarë”, përplasje mes Fitore Pacollit dhe Abelard Tahirit në Kuvend

“200 mijë euro grante për familjarë”, përplasje mes Fitore Pacollit dhe Abelard Tahirit në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka quajtur ‘ekspert të hajnisë dhe korrupsionit’ kryetarin e GP të PDK-së, Ableard Tahiri.

Deputetja Pacolli tutje vazhdoi me akuza ndaj deputetit Tahiri duke iu referuar si “deputeti me shurdhues që vjen nga liga e parë e hajnisë”.

“Deputeti me shurdhuese që vjen nga liga e parë e hajnisë e dinë shumë mirë që aty nuk ka korrupsion e as hajni. Sepse ju jeni ekspert të çështjes, ju jeni eksperti i hajnisë e i korrupsionit në Republikën e Kosovës. Prapa kamerave dhe me disa pseudo analistë po e pranoni se aty nuk ka asgjë, por po thoni se duhet me iu mëshua. Pra, keni vendos me na mëshua, por sa më shumë që na mëshoni aq më të fortë keni me na bërë. E unë po dua me të pyet ty ku e pate lënë shurdhuesin e revoles apo qysh i ke bërë milionat kur nuk dinë emrin tënd me shënua deputeti që vjen nga liga e parë e hajnisë“, u shpreh Pacolli.


Pas këtyre akuzave reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri duke i thënë deputetes Pacolli se ‘ajo në këtë kohë varfërie i ka quar në familjen e saj 200 mijë euro grante’.

“Fitorja duhet me fol vazhdimisht, Fitoren duhet me pa qytetarët e Kosovës në foltore, Fitoren duhet me pa qysh Fitorja ia jep vëllait të vetë 100 mijë euro si kryetare e Komisionit për Bujqësi që ka me mbikëqyrë ministrinë edhe del e fuqishme para qytetarëve të Kosovës. Fitore 100 mijë euro vëllait , 100 mijë euro dajës aq sa po dimë tashmë e shumë e shumë të tjera asnjëherë kurrë Fitore kurrë katër vite jeni munduar jo vetëm, por secilin deputet ministër me shikua. Asnjëherë kurrë askush nuk na ka akuzuar për një çështje për vjedhje qysh akuzohesh ti Fitore , 200 mijë euro në familje Fitore”, deklaroi Tahiri.

Seanca plenare me një pikë të vetme të rendi të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar.

Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori