Një 37-vjeçar po hetohet pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Muriqanit me 20 mijë euro të padeklaruara.

Shuma e parave e fshehur në automjetin që drejtonte u sekuestrua.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/