18 vjet shtet - programi i manifestimeve shtetërore

Qytetarët e Kosovës sot shënojnë 18-vjetorin e themelimit të shtetit.
Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran më 17 shkurt 2008.
E në kuadër të 18-vjetorin të pavarësisë janë organizuar një sërë aktivitetesh.
Programi i manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:
7:00 - Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës
7:20 - Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës
7:30 - Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
7:35 - Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë
8:00 - Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
8:10 - Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
9:00 - Homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz
10:30 - Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:25 - Nderime te Monumenti Heroinat
11:30 - Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës
17:30 - Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës
20:00 - Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës




















































