Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, pikërisht më 16 prill, ra heroikisht komandanti i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjenerali Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës heroike 131 ”Jusuf Gërvalla”: Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, në betejën e Maznikut.
Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.
Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, sipas bashkëluftëtarëve ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.
Vendosmërinë për mbrojtjen e civilëve dhe luftën deri në dy e tri metra në afërsi e ka përshkruar historiani Muhamet Mali, i cili thotë se Shkelzeni me shokë arriti që disa herë edhe bombat të ia kthejë andej nga kishin ardhur armikut.
“Ai në asnjë moment nuk u nda nga mbrojtja e atyre grave, fëmijëve e pleqve dhe së bashku me shokët e vet ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë”.
Ndihmës komandanti për logjistik në Zonën Operative të Dukagjinit, Mustaf Selmanaj, jep detaje për qëndresën e Shkelzenit. A i kujton edhe betejat e para në Baballoq, ku është plagos Shkelzeni.
“Ka pas një plagë shumë të madhe që nuk e ka besuar askush që mund ta tejkalojë atë plagë, ka qenë i plagosur në nofull këtu, ishim mjetet mjekësore ,nuk kishim, më kujtohet ka ardhur në ndihmë Shyqri Nema ku e kemi bo një operacion klasik në dysheme, rrymë nuk ka pas me bateri, po aq ka qenë morali i fortë i Shkelzenit gjatë operacionit më thoshte Mustaf fshija djersët doktorit dhe aty më thotë Shyqri Nema nuk kam pa njeri të tillë dhe thotë moralin në ushtri prej Shkelzenit e kam fituar, ka zgjatë do ditë shërimi i tij ku me ka thanë nuk guxon tre muaj të hiqen telat e nofullës po Shkelzeni pas 15 dite më kish lanë do mjete, dana e ato, pas 15 dite Shkelzeni veç me ka thanë këputmi telat, edhe kam filluar me ia këput telat pa kanë mjek kur një herë”, tha ai.
Kurse, Daut Haradinaj, duke u ndalur te beteja Malet e Maznikut thotë se 16 prilli ka qenë dita më goditëse për UÇK-në dhe familjen.
“Data e 16 prillit ka qenë njëra pre ditëve ndoshta më goditëse për UÇK-në po edhe për familjen tonë për shkak se ne e humbëm Shkelzenin por gjithmonë kur e kemi parasysh momentin e rënies së tij është një përparësi edhe është një lehtësim për shkak se e dimë se falë Shkelzenit dhe luftëtarëve tjerë, Fatmirit, Hasimit, Luanit, Agimit muj me thënë se disa qindra civil që ishin strehuar në Malet e Luboqakut sot janë gjallë po në të njëjtën kohë edhe Serbia ka marr një mësim të mirë që tash e tutje nuk ka me mujt me depërtuar në popullatë po edhe nga ai moment edhe nga ai pozicion prej 16 prillit e tutje më Serbia nuk ka mujt me thy pozicionet e luftës në Rajonin e Dukagjinit”, ka thënë ai.
Pas rënies, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, për merita të veçanta të treguara në luftë ia ndau gradën gjeneral kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shkëlzen Harad inaj është dekoruar me urdhrin ‘Hero i Kombit’.
Emrin e heroit Shkëlzen Haradinaj, sot e mbajnë sheshet e rrugët anekënd Kosovës e Shqipërisë. Në qendër të Pejës, është ngritur busti i heroit ku edhe sheshi mban emrin e tij.
Shkëlzen Haradinaj është vëlla i dëshmorit të UÇK-së Luan Haradinaj dhe i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toshkovski: Ehe përkundër faktit se ka një numër të vogël të policëve gjendja e sigurisë në Kërçovë është stabile
Jakim Nedellkov, Shaqirit: Tërhiqe menjëherë njoftimin për t’u kompensuar 24 prilli dhe 8 maji
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin