LAJMI I FUNDIT:

16 ankesa në PZAP për ditën e zgjedhjeve

16 ankesa në PZAP për ditën e zgjedhjeve

16 ankesa për parregullsi në ditën e zgjedhjeve janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nga partitë politike, OJQ-të, kandidatët për deputetë dhe individë të tjerë.

Ankesat kryesore të dorëzuara në PZAP kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore, duke bërë fushatë, dërgim i mesazheve telefonike, thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik apo kandidatët e tyre.


Këto të dhëna për KosovaPress i ka bërë të ditura kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, i cili tha se ndër ankesat për parregullsi në vendvotim është votimi i shumëfishtë.

“Brenda 24 orëve nga ora 19:00 e datës 14.02.2021 deri ne ora 19:00 të datës 15.02.2021, PZAP ka pranuar 16 ankesa, për parregullsitë e ditës e zgjedhjeve te cilat janë paraqitur nga individë, subjekte politike, kandidatë për deputetë dhe organizata”, tha ai.

Ai tregoi edhe ankesat kryesore që janë bërë në këtë institucion, derisa nuk ka treguar se kur do të marrin vendim për to.

“Thyerje e heshtjes zgjedhor, bërja e fushatës zgjedhore, dërgimi i SMS, thirrje për te votuar subjektin e caktuar politik apo kandidatët e tyre. Parregullsi në vendvotim: Votim i shumëfishtë, mospërputhje e rezultateve, për shkak te shkeljeve te procedurave ligjor dhe Kushtetutës e të tjera”, tha ai.

Desku bëri të ditur se tri subjekte politike kanë paraqitur 6 ankesa.

“Birn ka paraqitur 7 ankesa, tri subjekte politike kanë paraqitur 6 ankesa. Komisionere e LDK-së ka paraqitur 1 ankesë. Kandidat për deputet i PDK-së ka paraqitur 1 ankese, një qytetar ka paraqitur 1 ankesë. Gjithsejtë janë paraqitur 16 ankesa”, tha ai për KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori