LAJMI I FUNDIT:

15 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit, gjendja e tyre është stabile

15 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit, gjendja e tyre është stabile

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë duke u trajtuar 15 pacientë me COVID-19, të cilë janë në gjendje stabile. 

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, në të cilën Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për këtë javë.


Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen 15 pacientë në Spitalin e Përgjithshëm dhe fatmirësisht gjendja e tyre është stabile.

Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21191 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 15 persona, dhe 71 mostra në pritje për  rezultat. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori