Më 15 nëntor fillon sezoni dimëror, policia kërkon nga drejtuesit e automjeteve t'i posedojnë pajisjet dimërore

Policia e Kosovës ua ka rikujtuar ngasësve të automjeteve, se nga data 15 nëntor duhet kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.
Në njoftim thuhet se nga data 15 nëntor 2021, deri më 15 mars 2022, kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjet e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































