LAJMI I FUNDIT:

136 rastet e reja me coronavirus, 51 vetëm në Prishtinë

136 rastet e reja me coronavirus, 51 vetëm në Prishtinë

Ka arritur në 12 mijë e 683 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 136 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjithashtu ka njoftuar se janë shëruar 131 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8mijë e 788 raste, transmeton Telegrafi.

Në 24-orët e funddit janë raportuar edhe 8 raste të vdekjes, numri i viktimave ka arritur në 488.


Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 51 raste.

Brenda 24 orëve, 8 të vdekur, 136 raste të reja dhe 131 të shëruar nga coronavirusi
Lexo po ashtu Brenda 24 orëve, 8 të vdekur, 136 raste të reja dhe 131 të shëruar nga coronavirusi

Pastaj, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste.

Komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste.

Komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste.

Komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.

IKSHPK ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive është 3.407.  /Telegrafi/