13 gjëra që me siguri nuk i keni ditur për Gjibraltarin

Të bëjmë një shëtitje në njërën ndër vendbanimet e fundit të neandertalëve në Evropë dhe vendin ku do të gjeni më shumë se 300 lloje shpezësh dhe majmunët (macaco) të vetmit në Evropë
Gjibraltari, apo “Kepi i Tarikut”, është territor britanik, i cili ndan Spanjën me Marokun, ndërsa pjesët tjera janë të rrethuara nga Deti Mesdhe dhe Oqeani Atlantik.
Shtrihet në një sipërfaqe të vetme prej 6.7 km² katrorë, ndërsa banojnë rreth 30.000 banorë. Pozicioni gjeografik cilësohet si tepër strategjik për faktin se kontrollon hyrjen e anijeve në Detin Mesdhe.
Statusi i Gjibraltarit është subjekt i kontestit katërshekullor mes Spanjës dhe Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.
3. Nazistët e patën dëshiruar. Operacioni Feliks ishte shifra për pushtimin e Gjibraltarit në Luftën e Dytë Botërore. Hitleri ka biseduar me gjeneralin Franko për idenë dhe plani është lejuar, mirëpo Franko në fund megjithatë i bie pishman. Hitleri gjoja pas bisedës me liderin spanjoll, ka deklaruar: “Më me qejf do t’i nxirrja katër dhëmbë se sa të shkoja edhe në një takim me këtë njeri”.
5. James Bond ka qenë në Gjibraltar. Gjibraltari gjendet në dy filma. Ai është vendi ku gjoja është varrosur Bondi në det në filmin Vetëm dy herë jetohet në vitin 1967 dhe Aroma e vdekjes në vitin 1987.
7. Ka gjuhën e vet. Në Gjibraltar flitet gjuha llatino dhe paraqet një përzierje të çuditshme të gjuhëve andaluziano-spanjolle dhe angleze, me disa fjalë portugeze dhe malteze, dialektin mesjetar të Gjenovës dhe madje të prejardhjes hebraike. Kur i dëgjoni, ju duket që në mes të fjalisë jeni duke ndryshuar gjuhën.
9. Parajsë për ornitologët, transmeton Telegrafi. Më shumë se 300 lloje kalojnë Gjibraltarin derisa udhëtojnë nga Afrika për në Evropë.
11. Kabinat e njohura të kuqe telefonike. Gjibraltari është vërtet si pjesë e Britanisë së madhe nën Diell, me kabinat e kuqe telefonike, rojtarëve dhe kafeneve të shumta të lira.
13. Bastet janë biznes i pasur. Ekzistojnë rreth njëzet kompani online për baste dhe lojëra në Gjibraltar, në të cilat janë të punësuar 3.000 veta, që është pothuajse një e dhjeta e popullsisë. /Telegrafi/
























































