113 vjetori i Kongresit të Manastirit – Shumë pengesa për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni
113 Vjetori i Kongresit të Manastirit u shënua edhe në Shkup. Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend e gjeti pothuajse gjysmak. Kjo pasi gjithçka ka mbetur në vullnetin e Institucioneve, sepse Inspektorati për Zbatimin e Ligjit ende nuk ka nisur me punën në terren.
“Normalisht që kur të fillojnë inspektorët të dalin në terren, atëherë normalisht që kërkesa do të jetë më e madhe. Agjencia ka kapacitet dhe ka ekip efikas për t’u dalë në ndihmë të gjitha institucioneve”, tha Ylber Sela- drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.
Drejtori i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve, Fatmir Iseni, na informoi se nga java e ardhshme planifikojnë të nisin me inspektimet në terren. Edhe pse Ligji është sjellë që në fillim të vitit 2019, ka ende dokumente të cilat qytetarëve nuk u jepen në dy gjuhë.
Një rast i tillë është edhe me plotësimin e disa formularëve për marrje të vërtetimeve nga Gjykatat Themelore, të cilat pranohen vetëm nëse plotësohen në alfabetin cirilik. Zv. kryeministri Artan Grubi, tha se qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë pranimin e dokumentit për sa kohë që i njëjti nuk u jepet në gjuhën që e kërkojnë.
“Qytetarët kanë plotësisht të drejtë të mos pranojnë një formularë të tillë dhe të kërkojnë të mbushin formularin edhe në gjuhën shqipe. Unë jam i bindur se edhe Gjykatat, edhe Prokuroria do të adresojnë përdorimin e Gjuhës Shqipe, sepse e kanë detyrim ligjor. Uroj që të kenë kapacitetet e mjaftueshme njerëzore për ta zbatuar atë. Nëse nuk i kanë, jemi në proces të angazhimit të 160 përkthyesve në kuadër të Ministrisë për Sistem Politik”, u shpreh Artan Grubi – ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Në shënimin e Ditës së Alfabetit, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve promovoi librin “ Gjuha Shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.” Në këtë libër të përgatitur nga 6 autorë bëhet një studim shkencor mbi nivelin e zbatimit të këtij ligji në vendin tonë./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën