Xhafer Tahiri, Mytaher Haskuka, Shpend Ahmeti, Rufki Suma, Agron Kuçi, Qëndron Kastrati, Agim Bahtiri, Bekim Jashari, Haki Rugova dhe Lutfi Haziri, janë 10 politikanët që në vitin që po lëmë pas mbetën pa ulësen e kryetarit të komunës.
Disa prej tyre nuk garuan fare për postin e kryetarit, e disa të tjerë humbën garën për të fituar edhe një mandat për të udhëhequr komunën e tyre.
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale 2021 u mposhtë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi.
Tahiri humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke fituar vetëm 46,81% të votave.
Tahiri është anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërkaq nuk është deklaruar nëse do të merret me aktivitete tjera pas humbjes në zgjedhje.
Mytaher Haskuka i cili ishte në krye të Komunës së Prizrenit për një mandat 4 vjeçar, nuk e mori besimin e qytetarëve që të udhëheq komunën edhe për një mandat tjetër.
Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje u mposhtë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Tota, transmeton Telegrafi.
Ai dhe Totaj u ballafaquan në balotazh i cili u mbajt më 14 nëntor. Haskuka mori vetëm 49.07% të votave, kurse Totaj fitoi postin e mandatit me 50,93% të votave.
Haskuka aktualisht është kryetar i Degës së LVV-së në Prizren, dhe po ashtu profesor universitar.
Pas tetë vitesh udhëheqje në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, u largua nga posti i kryetarit, duke dorëzuar mandatin te kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama ( LDK).
Ahmeti kishte fituar mandatin e kryetarit në kohën kur ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, kurse më herët ai kishte deklaruar se nuk do të kandidojë më për kryetar të Prishtinës.
Rufki Suma, i cili për disa mandate udhëhoqi me Komunën e Hanit të Elezit, si kandidat i pavarur, humbi zgjedhjet që në raundin e parë të mbajtur në tetor.
Suma në raundin e parë të zgjedhjeve mori vetëm 42.21% të votave. Ai u mposht nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi, i cili fitoi me 51.33% të votave.
Ulësen e kryetarit e humbi edhe Agron Kuçi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kuçi humbi zgjedhjet në raundin e dytë, duke marrë vetëm 46.20% të votave, kurse kryetar i Junikut u shpallë Ruzhdi Shehu, i cili fitoi 53.80% të votave.
Pas një mandati në krye të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati humbi po ashtu udhëheqjen e komunës në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Kastrati humbi garën nga Kadri Rahimaj, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kastrati në raundin e dytë të zgjedhjeve mori vetëm 46.66 % të votave.
Ai kishte fituar ulësen e kryetarit të komunës gjatë kohës sa ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, por që më pas ishte larguar nga LVV, duke iu bashkuar PSD-së.
Pas dy mandateve si kryetar i Komunë së Mitrovicës, Agim Bahtiri (LVV) humbi udhëheqjen e komunës që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Bahtiri i cili synonte mandatin e tretë, humbi nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Bahtiri kishte marrë 34,53% të votave, kurse Hamza 53,69% të votave.
Bekim Jashari, po ashtu në vitin 2021 përjetoi humbjen në zgjedhjet lokale. Ai humbi garën nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura, i cili u shpallë kryetar komune me 57,89% të votave.
Jashari kishte qeverisur me Komunën e Skenderajt për një mandat katër vjeçar.
Viti që po lëmë pas nuk i solli shumë fat as Haki Rugovës, i cili për disa mandate udhëhoqi Komunën e Istogut. Megjithëse gjatë vitit 2021, ai u përballë edhe më disa procese gjyqësore ku u akuzua për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
LDK vendosi që kandidat për kryetar të Istogut të jetë Ilir Ferati, i cili edhe fitoi postin e kryetarit në raundin e dytë të zgjedhjeve, ku u përballë me kandidatin Bekë Berisha të AAK-së.
Një humbje të thellë e përjetoi edhe Lutfi Haziri, i cili për disa mandate udhëhoqi me komunën e Gjilanit.
Hazirit humbjen ia shkaktoi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
Hyseni në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi 51,10% të votave, kurse Haziri 48,90% të votave.
Pas humbjes në zgjedhje, Lutfi Haziri vazhdon të jetë nënkryetar i LDK-së, ndërsa së fundmi ai është caktuar përgjegjës për dialogun dhe bashkëpunimin regjional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme