11 nxënës të komunitetit ashkali përsëritin vitin në shkollën “Migjeni” në Rufc të Lipjanit

Shkolla Fillore “Migjeni”, në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit ua ka humbur vitin shkollor gjithsejtë 11 nxënësve të komunitetit ashkali që jetojnë në fshatin Hallaq i Vogël. Këta nxënës janë në klasën e gjashtë, shtatë dhe tetë. Humbja e vitit shkollor, sipas prindërve dhe qytetarëve të komunitetit ashkali në këtë fshat, është humbje e motivit për nxënësit për ta vazhduar shkollimin.
Limon Ramadani banor i i fshatit Hallaq i Vogël në Komunën e Lipjanit, ka thënë për Telegrafin se e gjithë banorët janë shqetësuar me veprimin e mësimdhënësve të shkollës.
Ramadani thotë se si ka qenë e mundur që një mësimdhënës brenda një viti shkollor nuk ka arritur të punon me nxënës dhe t’i përgatit për lëndën e tij me qëllim që nxënësit ta marrin të paktën një notë kaluese.
“Këtu ka dështuar e gjithë sistemi arsimor sepse mësimdhënësit është dashur të punojnë më shumë me nxënës për t’ia nxjerrë nga një notë kaluese për lëndët e tyre. Kjo çka ka ndodhur me nxënësit e fshatit tonë është diskriminim sepse fëmijët e komunitetit ashkali janë lënë anash në procesin mësimor, prandaj për këtë do të ankohemi në instancat më të larta të shtetit”, ka akuzuar Ramadani.
Ramadani ka kërkuar nga drejtoria e kësaj shkolle të merren masa urgjente për shqyrtimin e ankesave të prindërve me arsyetime se të gjithë janë tronditur nga veprimet e shkollës.
“Si është e mundur që 11 fëmijë të Komunitetit ashkali ta përsëritin klasën e njëjtë, prandaj ne apelojmë që ky veprim diskriminues mos të përsëritet dhe të shqyrtohen ankesat tona. Ne presim që fëmijët të trajtohen të Barabartë dhe me dinjitet, ndryshe jemi të detyruar që fëmijët tanë ta braktisin mësimin”, ka thënë Ramadani.
Ai ka shtuar se përveç ankesave në instancat më të larta të shtetit, banorët do të organizojnë edhe protesta gjatë ditëve në vazhdim.
Telegrafi ka ndërkohë ka kontaktuar edhe me drejtorin e shkollës “Migjeni” në fshatin Rufc të Lipjanit, Metush Jashanica. Ai ka thënë se janë më pak se 11 nxënës që e kanë humbur vitin shkollor, por sipas tij nuk ka pasur diskriminim e as racizëm, përkundër kësaj këta nxënës gjatë gjithë vitit shkollor janë trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Drejtori Jashanica deklaron se ka edhe familjar të tij të cilët e kanë humbur vitin shkollor shkaku i mos angazhimeve në procesin mësimor.
“Të gjitha dëshmitë janë të protokolluara se ata fëmijë të komunitetit ashkali nuk e kanë vazhduar mësimin rregullisht dhe nuk janë angazhuar për mësimet shkollore. Po ashtu edhe prindërit e tyre asnjëherë nuk janë angazhuar që të punojnë me fëmijët e tyre dhe të konsultohen me mësimdhënësit. Si drejtor nuk kam të drejtë të ndikoj në procesin e notave dhe po ashtu kam edhe familjar të cilët e kanë humbur vitin dhe nuk kam ndërhy asnjëherë në procese të tilla. Mësimdhënësit e bëjnë një punë profesionale dhe punohet maksimum me secilin nxënës veç e veç”, ka thënë Jashanica.
Jashanica shpjegon se secili mësimdhënës është i gatshëm të sjell dëshmi për secilin nxënës i cili e ka përsëritur vitin shkaku i mungesave dhe mos angazhimit në mësime.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Podujevë

Incident në autobusin e linjës 3A, largohet nga puna shoferi dhe kondukteri pezullohet për 10 ditë

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit