Taksa 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës në 11 muajt sa është zbatuar, ka ul importin nga këto shtete. Përkundër kësaj, prodhuesit vendor nuk kanë arritur të mbulojnë boshllëqet e lëna nga këto produkte.
11 muaj pas vendosjes së saj Taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe nga Bosnja ka ulur për 99% importin e produkteve nga këto dy vende. Sipas Doganës së Kosovës krahasuar me vitin e kaluar kur Kosova ka importuar nga Serbia në vlerë 450 milionë euro, gjatë këtij viti është importuar në vlerë 5 milionë.
“Nëse e marrin si shembull vitin paraprak, kemi importuar nga Serbia 450 milionë euro mallra. Ndërsa pas vendosjes së taksës vlera e importeve nga Serbia ka rënë në 5 milionë euro”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adriatik Stavileci.
Ndërkaq pas vendosjes rënie ka pësuar edhe eksporti i produkteve në drejtim të Serbisë. Sipas Doganës pas vendosjes së taksës Kosova në Serbi eksporton mesatarisht 2 milionë euro në muaj.
“Kosova jo që ka pasur ndonjë eksport të madh në Serbi. Ne kemi eksportuar në Serbi rreth 25-30 milionë euro brenda një viti. Por taksa ka ndikuar në uljen e eksporteve tona drejt Serbisë”, deklaron Adriatik Stavileci, përcjell Telegrafi.
Naim Gashi, njohës i çështjeve ekonomike ka thënë se përkundër faktit se taksa ka ndikuar në uljen e importit nga Serbia, prodhuesit vendor nuk kanë pasur kapacitet për të mbuluar tregun.
“Sa i përket ndikimit të kësaj takse në ekonomi, pritjet kanë qenë më të mëdha. Mirëpo marrë parasysh se importi i mallrave gjatë vitit 2019 do ta kalojë shifrën prej 3 miliardë euro, atëherë shihet se prodhimi vendor nuk ka arritur ta kompensojë hendekun që kanë krijuar mallrat e Serbisë”, deklaroi Naim Gashi.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se prodhuesit vendor nuk janë favorizuar shumë nga taksa, mirëpo shtoi se taksa e ka vetëdijesuar konsumatorin dhe kjo vlen edhe pas heqjes së taksës.
“Me kapacitet që kanë pasur kompanitë tona, të cilat ndër vite janë ballafaquar me konkurrencën e produkteve serbe dhe nuk kanë mundur të zhvillohen si duhet, ato sadopak e kanë mbuluar boshllëkun që kanë krijuar produktet serbe dhe tash është riorientuar një pjesë e tregtisë dhe nuk pres rikthimin e dominimit të produkteve serbe siç kanë qenë”, deklaroi Berat Rukiqi.
Lidhur me shkrimet që kanë qarkulluar ditëve të fundit se eksporti i Kosovës në Serbi është bllokuar në dy muajt e fundit, Dogana e Kosovës hedh poshtë këto lajme me arsyetimin se në raportin e publikuar për eksportin Janar-Shtator 2019 ka ndodhur një gabim teknik që është rregulluar dhe s’ka të bëjë me bllokim. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova