LAJMI I FUNDIT:

100 vjetori i buzëkuqit

100 vjetori i buzëkuqit

Buzëkuqin që e njohim sot, femrat e para vitit 1915 nuk kanë pasur rast që ta provojnë. Kjo pasi buzëkuqi i rrumbullakët është zbuluar tek në vitin 1915.

Deri në fillim të viteve të 1900-ta, buzëkuqet prodhoheshin kryesisht nga ngjyra e kuqe e nxjerrë nga insektet e thara e më pas aplikohej në buzë përmes brushës.

Por më 1915, buzëkuqi nisi të shfaqej në formën e tij cilindrike, dhe brenda pak viteve, të gjithë, nga Estee Lauder, Chanel e Elizabeth Arden, po e shisnin atë. Më 1936, gazeta New York Times deklaroi se buzëkuqi ishte “po aq qenësor sa edhe rrobat” dhe “pothuajse aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi”, dhe deri më 1940, 90 për qind të femrave amerikane e përdornin atë, transmeton Koha.net.

“Nuk ishte thjeshtë një buzëkuq, ishte dhe është ikonë”, ka thënë Veronique Vienne, ish-drejtoreshë artistike dhe gazetare për një sërë revistash amerikane për femra, përfshi “Harper’s Bazaar”, “Redbook” dhe “Elle”.


Por, me kalimin e kohës, siç ka evoluar moda, edhe trendi i makijazhit evoluoi sa që buzëkuqi nisi të prodhohej në ngjyra tjera, por edhe me përbërës tjerë. Shumica prej tyre përmbajnë dyllë, vaj, yndyrë, zbutës e pigment.

Truri i lopëve ishte përzgjedhja që bënin për yndyrën – sepse ishte i lirë dhe jepte teksturën e duhur. Ndërsa zbutësi, që zakonisht përmban Vitaminë E apo aloe vera, vepron në atë mënyrë që lagë buzët. Ngjyrat e tij prodhohet duke kombinuar disa ngjyra bimësh, kafshësh, mineralesh apo sintetikes.

Që nga debutimi i tij në tuba shtytës 100 vjet më parë, buzëkuqi ka qenë “miku” më i mirë i femrës, duke u bërë një prej aksesorëve që nuk bën pa të. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Shtatzëna
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori