Familjar, miq dhe bashkëpunëtorë u mblodhën në fushën Gowen më 22 gusht për tu përshëndetur me ushtarët e Batalionit 1 të Helikopterëve Sulmues të Gardës Kombëtare të Idaho-s, ndërsa ata u larguan nga Idaho për t’u përgatitur për t’u vendosur në Kosovë.
Gjeneralmajor Tim Donnellan, komandant i Gardës Kombëtare të Idahos tha se ka besim të plotë që ushtarët do ta kryejnë misionin me sukses dhe do të kthehen të sigurt në shtëpi.
“Ju jeni ndër ushtarët më të mirë dhe përkushtimi juaj ndaj detyrës dhe ndaj njëri-tjetrit do t’ju ndihmojë. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim nga këtu dhe mezi presim t’ju mirëpresim në shtëpi me krenari dhe nder”.
Në ueb-faqen e Ushtrisë amerikane thuhet se disa helikopterë UH-60M Black Hawk dhe më shumë se 100 ushtarë u vendosën në Teksas për afërsisht 30 ditë trajnim shtesë përpara se të nisen për në Kosovë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s.
“Operacioni Joint Guardian është një mision i përbashkët nën Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara. Ushtarët do të fokusohen në trajnimin dhe mbështetjen e partnerëve aleatë. Ushtarët e Task Force Sawtooth kanë punuar dhe trajnuar me zell gjatë 18 muajve të fundit për këtë dislokim”, tha nënkoloneli Bryan C. Reid.
Është hera e parë që nga viti 2003 që njësia është vendosur në rajon.
Njësia 1 e Batalionit të 183-të të Helikopterëve Sulmues u vendos në Bosnje në 2002-2003 për një mision ndihme humanitare dhe në Azinë Jugperëndimore në mbështetje të Operacionit Enduring Freedom në 2006-2007.
Së fundmi, njësia ndërtoi shkolla dhe objekte mjekësore me Forcat e Armatosura të Guatemalës në 2019. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë