Kudo përreth fshatit Sheqeras, shihen kavaleta me qepë të cilat nuk janë shitur për shkak të çmimit shumë të ulët dhe mungesës së tregut.
Në kushte të tilla banorët dhe fermerët e këtij fshati syri i hedhin drejt emigracionit, aty ku fëmijët e tyre jetojnë e punojnë, për t’u dërguar disa lek për t’u ushqyer pasi gjithë prodhimi i tyre vjeçar ka ngelur stok.
Fatmir Braçe nga fshati Sheqeras i Maliqit këtë vit qepën tregon se do e hedhë në lumin e Devollit, pasi ajo nuk u shit. I revoltuar ka edhe një pyetje për Kryeministrin:
“Qepa ngeli, kam shitur vetëm 7 kuintal me 20 lek. Tani as me 10 lek nuk e marrin. Një pyetje kam kryeministrit, thotë mos mbill patate, çfarë ta mbjell tokën? Patatja nuk shitet, qepa, misri, gruri, çfarë ta mbjell tokën? Jam bërë si budalla. Kështu është i gjithë fshati, misri pa shitur, gruri me tonelata. Ai ka 400 kuintal grurë pa shitur. Këtë qepë e pret Devollin, tjetra do ike do shkoje në Devoll”, tha fermeri Fatmir Braçe për Euronews Albania.
Avni Maliqari ndodhet në të njëjtën situatë me grurin, që për të dytin vit radhazi e magazinon dhe nuk e shet dot.
” Unë kam dy vjet të grumbulluar. Nuk ka kërkesë, a futin nga jashtë, nuk e di, s’ka kërkesë. Unë merrem me bujqësi, misër grurë qepë. Kam shitur nën kosto, me 23 lek s’më del qiraja, 50 është toka, disku, mbjella Korrja, ilaçet. Nuk arrin. Kosto e shtrenjtë, e shet me aq lek dhe bie brenda. Tani do i shmangim”, tha Avni Maliqari.
Kjo është një situatë e përsëritur, ku fermerët e juglindjes së vendit nuk shesin dot produktet e tyre ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje për ta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet