LAJMI I FUNDIT:

1 mijë e 500 perla të ujërave të ëmbla, në fustanin e princeshës Elia Zogu (Foto)

1 mijë e 500 perla të ujërave të ëmbla, në fustanin e princeshës Elia Zogu (Foto)

“Fustani është punuar në bashkëpunim të ngushtë me princeshën, për çdo detaj jemi konsultuar”, ka thënë Flora Suldashi, e cila ka specifikuar se puna rreth këtij fustani ka zgjatur për tre muaj. Fustanin e Flora Suldashit, princesha Zogu e ka veshur pas ceremonisë së kurorëzimit deri në përfundim të dasmës.

Jeta Zymberi

Elia Zogu, e cila së fundi ka kororuëzuar dashurinë e saj me Princin Leka Zogu, përgjatë ceremonisë është parë me dy fustane tejet të veçantë, ku njërin e ka veshur përgjatë kororëzimit, kurse tjetrin, pas kësaj ceremonie, deri në përfundim të dasmës.


Princesha Elia Zogu me disenjatoren Flora Suldashi 

I pari ishte dizajnuar nga Blerina Kllokoqi Rugova, kurse tjetri nga disenjatorja shqiptare Flora Suldashi. Flora Suldashi, e cila është përgjegjëse edhe për veshjen e Miss Gjermania, ka thënë për KultPlus se këtë fustan e ka punuar në konsultime të ngushta me princeshën Zogu.

“Fustani është punuar në bashkëpunim të ngushtë me princeshën, për çdo detaj jemi konsultuar”, ka thënë Suldashi për KultPlus, e cila ka specifikuar se puna rreth këtij fustani ka zgjatur për tre muaj. “Fustani është me stil klasik, me karakter serioz, forma A. Me dekollte të mbyllur deri në fyt, mëngë të gjata, me qëllim që të respektohen të gjitha fetë”, ka thënë Suldashi mbi prerjen e fustanit.

Kurse sa i përket detajeve dhe stilizimit të fustanit, Suldashi ka thënë se fustani i princeshës Zogu ka mbi 1500 perla të ujërave të ëmbël nga Swarovski, në madhësi prej 3 milimetrave, të qëndisura me dorë, duke përfshirë edhe qindta kristale Swarovski, me madhësi poashtu prej 3 milimetrave. “Kristalet simbolizojnë pikat e vesës, ujin”, ka thënë Suldashi.

Ajo më pas ka shpalosur edhe mbi materialin që është përdorur për këtë fustan, ku sipas saj, ky material është siguruar në kompaninë që prodhon materiale për fustane, pikërisht për monarkitë, duke përfshirë edhe atë të Anglisë. Ajo krejt për fund është shprehur të ndjehet mirë që pikërisht princesha Elia Zogu ka veshur fustanin që është punuar nga ajo, dhe sipas saj, ky fustan do të qëdnrojë në arkivin e familjes mbretërore Zogu./KultPlus.com/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Si të kombinojmë ngjyrat

Si të kombinojmë ngjyrat

Keshilla Modë
Kalo në kategori