Në të gjitha vendet e botës sot shënohet ‘1 Maji’ apo Dita Ndërkombëtare e Punës, e cila lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Për të respektuar këtë festë zyrtare sipas ligjit në fuqi për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marr vendim që në këtë ditë të pushojnë të gjitha bizneset në qytetin e Mitrovicës, me përjashtim të kafeneve, barnatoreve, furrave të bukës, pompave të benzinës dhe restoranteve.
Bahtiri në një prononcim për Telegrafin theksoi se ky vendim është i drejtë dhe duhet që të respektohet nga të gjithë pasi është dita e punëtorëve.
Sipas tij, në këtë ditë punëtorët në të gjithë botën protestojnë për të drejtat e tyre dhe jo që të punojnë pikërisht sot.
“Ky vendim është në të gjithë botën, është dita e punëtorëve. Punëtorët në të gjithë botën protestojnë për të drejtat e tyre dhe jo të punojnë. Kjo është arsyeja që e kam sjell këtë vendim, e jo të jetë ditë pune pasi është dita e tyre”, ka thënë ai.
Kryetari i kësaj komune, po ashtu tha se në Kosovë nuk po zbatohet ligji për festat zyrtare, sidomos për 1 majin.
Bahtiri tha se është detyruar të veproj, në mënyrë që të respektoj të drejtat e punëtorëve në komunën me të cilën udhëheq.
Ai potencoi se ditëve të diela asnjë biznes në Mitrovicë nuk punon pasi të gjithë e kanë pushim, vendim ky i nxjerr nga komuna.
“Duke pa se në Kosovë nuk po zbatohen ligjet, kryetari duhet të ndërhyjë. Tash është ditë feste e punëtoreve dhe kam ndërhyrë për këtë, ashtu siç kam marr vendim që ditën e diel të mos punoj askush. Ju bëj thirrje të gjithëve homologëve të mi, që të marrin këso vendime”, tha ndër të tjera, Agim Bahtiri.
Për respektimin e ligjit të punës për Telegrafin foli edhe Rrustem Abiti nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Abiti tha se ligjet në fuqi duhet të respektohen nga të gjithë.
Siç tha ai në ligj nuk ka dallim nëse duhet të pushoj sektori publik apo privat në ditë festash.
“Ligji në fuqi, i cili e ka cilësuar ‘1 majin’ si ditë feste duhet të veproj për të gjithë dhe duhet të respektohet. Në Ligj nuk dallohet sektori publik apo privat, festa është festë dhe është e punëtorëve”, ka thënë Abiti.
Ndryshe, në nenin 3 të ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, thuhet se këto ditë janë të lira me pagesë për të gjithë punëtorët e Kosovës, përveç kur është e rregulluar ndryshe me ligje tjera.
“3.1 Ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji janë ditë të lira me pagesë për të gjithë punëtorët e Kosovës, përveç kur është e rregulluar ndryshe me ligje tjera.
3.2 Një ditë pune gjatë festave zyrtare kompensohet me një ditë e gjysmë pushimi ose në kundërvlerë në para”, thuhet në nenin 3 të ligjit për festat zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova