LAJMI I FUNDIT:

1.3 milion euro grant për shtretër spitalor, MSH dhe JICA nënshkruajnë marrëveshje  

1.3 milion euro grant për shtretër spitalor, MSH dhe JICA nënshkruajnë marrëveshje  

Në Ministrinë e Shëndetësisë është nënshkruar sot Memorandumi i mirëkuptimit për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Republikës së Kosovës që do të financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA).

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e grantit të JICA në vlerë prej 1.3 milion euro për të siguruar shtretër spitalor për spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, marrëveshja është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Naim Bardiqi dhe nga JICA, Udhëheqësi i Zyrës për Ballkan, Jiro Takeichi.


Sekretari Bardiqi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që sigurohen përmes grantit do të ngrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe lehtësojnë punën e personelit shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori