LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i shkarkuar i FBI-së thotë se Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar shqyrtimin e shkarkimit të presidentit Trump

Zyrtari i shkarkuar i FBI-së thotë se Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar shqyrtimin e shkarkimit të presidentit Trump

Ish-drejtori i FBI-së, Andrew McCabe, ka folur publikisht në lidhje me hetimet në lidhje me lidhjet ruse të Presidentit Donald Trump dhe pengimin e tij të mundshëm të drejtësisë.

Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai i ka thënë CBS-së në një intervistë se zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i kanë kërkuar Kabinetit të merrte në konsideratë mundësinë e përdorimit të Amendamentit të 25 për të larguar presidentin Trump nga zyra.

Një deklaratë të tillë, McCabe thuhet ta ketë bërë gjatë një interviste me “60 Minuta” që është planifikuar për tu transmetuar të dielën.


Ndryshe, po sipas mediave të huaja, në shtator, New York Times njoftoi se Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein, kishte diskutuar mundësinë e përdorimit të Amendamentit të 25-të.

Rosenstein e kishte mohuar fort raportin.

Korrespondenti i “60 Minutave” Scott Pelley tha të enjten në CBS se McCabe i tha atij se “ka pasur takime në Departamentin e Drejtësisë në të cilat është diskutuar nëse nënkryetari dhe shumica e kabinetit mund të mblidhen së bashku për të hequr presidentin e Shteteve të Bashkuara nën amandamentin e 25-të.

Pelley tha se këto biseda u zhvilluan në kohën midis shkarkimit nga Trump të drejtorit të FBI-së, James Comey, më 9 maj 2017 dhe 17 maj 2017, kur Rosenstein emëroi Robert Mueller si këshilltar special për të hetuar një konspiracion të mundshëm midis operativëve të inteligjencës ruse dhe fushatës së Trump.

Megjithatë, të enjten, Departamenti i Drejtësisë përsëri e kanë mohuar se zyrtarët kanë diskutuar mundësinë e përdorimit të Amandamentit të 25-të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Kalo në kategori