Një “pneumoni e panjohur” e re që është potencialisht më vdekjeprurëse sesa coronavirusi i ri raportohet se ka vrarë më shumë se 1.700 njerëz këtë vit në Kazakistan, sipas një paralajmërimi të lëshuar nga zyrtarët kinezë të enjten.
“Departamenti i Shëndetësisë Kazakistani dhe agjencitë e tjera po kryejnë hulumtime krahasuese dhe nuk kanë përcaktuar natyrën e virusit të pneumonisë”, ka thënë Ambasada kineze në Kazakistan në një deklaratë për qytetarët e saj atje, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Dhe siç shkruan më tej CNN, rastet e reja të pneumonisë së paidentifikuar janë rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga mesi i qershorit në të gjithë vendin, tha ambasada, duke shtuar se në disa vende, autoritetet po raportojnë qindra raste të reja në ditë.
Siç bëhet e ditur, rritja deri tani është përqendruar në rajonet e Atyrau, Aktobe dhe Shymkent, të cilat së bashku kanë pothuajse 500 raste të reja dhe më shumë se 30 pacientë me sëmundje të rëndë, thuhet në deklaratën e ambasadës, duke cituar mediat lokale.
Sëmundja ka vrarë 1,772 njerëz këtë vit, disa prej të cilëve ishin shtetas kinezë, sipas ambasadës. Dhe 628 prej këtyre vdekjeve kanë ndodhur vetëm në qershor.
“Kjo sëmundje është shumë më vdekjeprurëse sesa Covid-19”, thuhet në deklaratë.
Sipas shkrimit të publikuar nga CNN, numri i rasteve të pneumonisë në kryeqytetin Nursultan është dyfishuar këtë qershor nga e njëjta kohë e vitit të kaluar, sipas agjencisë së lajmeve të Kazakistanit, Kazinform, e cila citoi të dhënat zyrtare.
“Deri në 200 njerëz pranohen në spitale çdo ditë. Gjatë ditëve të fundit rreth 300 persona të diagnostikuar me pneumoni u dërguan në spitale në ditë. Përveç këtyre, disa po marrin trajtim në shtëpi”, tha drejtori i departamentit të kujdesit shëndetësor të Nursultan, ka raportuar Kazinform.
Ambasada kineze paralajmëroi banorët në rajon të kufizojnë daljet dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz.
Ajo gjithashtu inkurajoi masat parandaluese si veshjen e maskave, dezinfektimin e hapësirave, larjen e duarve shpesh dhe lejimin e qarkullimit të mirë të ajrit në hapësirat e brendshme.
CNN thotë se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportin e ambasadës kineze dhe i ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan për detaje të mëtejshme.
Paralajmërimi vjen ndërsa Kazakistani vazhdon të luftojë me një rritje të rasteve me COVID-19, e cila ka infektuar 53.021 njerëz dhe vrarë 264 njerëz deri tani, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Hodhi taburen nga kati i tretë i qendrës tregtare në Londër – për pak sa nuk i godet vizitorët

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës